Lajme
Heqja e TVSH-së për media varet nga diskutimet me FMN-në
Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka theksuar se çështje e heqjes së TVSH për media dhe universitetet private varet nga diskutimet dhe harmonizimi me Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Sipas tij, çështja e heqjes së TVSH në përgjithësi është diskutuar edhe në vizitën e fundit të një misioni të FMN-së, ku ky i fundit ka dalë me disa rekomandime për TVSH-në.
Ministri Hamza ka bërë të ditur se janë në përgatitje të pakos së re të politikeve fiskale, të cilat sipas tij do të fillojnë nga ky vit dhe këto reforma do të vazhdojnë në të ardhmen.
Sipas tij në këtë drejtim hyn edhe heqja e TVSH-së për media dhe universitetet private, për të cilën duhet të gjendet një harmonizim me FMN-në.
Edhe pse kishte premtuar gjatë fushatës se që nga 1 janari 2011 do të hiqet TVSH-ja për media, kryeministri i Kosovës jo vetëm që nuk e realizoi, por si duket do t’ua varfërojë edhe me shumë buxhetin.
Duke filluar nga 1 janari i vitit 2012, në Republikën e Kosovës do të fillojë instalimi dhe funksionalizimi i prokurimit elektronik, ndërkaq do të rregullohet edhe çështja e reklamave, për të cilat do të ekzistojë një faqe zyrtare.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










