Lajme
Haliti: Ka sinjale për status special për veriun e Kosovës
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, thotë se qendrat e vendosjes në botë janë duke dhënë sinjale se dhënia e një statusi special të administruar nga Kosova do të ishte zgjidhje e problemit të veriut.
Nisur nga kjo, ai e sheh tepër të nevojshme që Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja të dalin me një qëndrim të përbashkët për këtë çështje, pasi vetëm në atë mënyrë, sipas tij, zgjidhja e problemit të veriut do të bëhej më e lehtë.
Haliti konsideron se intervenimi i policisë për ta rikthyer kontrollin kufitar në Jarinjë dhe Bërnjak ka bërë që Kosovës t’i vijë era vërtet shtet. Ai e pranon se Kuvendi ka pasur informacione se strukturat paralele serbe do t’i sulmonin njësitet e policisë speciale posa të futeshin në veri, por nuk ka shpjegim pse policët janë futur në atë zonë pa logjistikë mbrojtëse.
Në intervistën për “Kohën Ditore”, Haliti shprehet i bindur se Kuvendi, edhe pse është në “pushim të përgjysmuar” ka qenë dhe është i gatshëm të mblidhet kurdo që kryeministri Hashim Thaçi do ta kërkonte një gjë të tillë.
Rrjedhimisht, sipas tij, Kuvendi nuk është bërë pengesë për veprimet politike dhe ekzekutive të Thaçit, ani pse shefi i Qeverisë i ka kritikuar deputetët, se nuk kanë marrë shembull nga kolegët në Serbi, për të qenë në detyrë në situata jo shpesh të përsëritshme, siç ka qenë ajo e 25 korrikut. “Ne jemi shkëputur prej Serbisë dhe absolutisht mua nuk më intereson se çka bën Serbia me institucionet e veta”, i është përgjigjur kësaj kritike Haliti.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










