Bota
Guvernatorët republikanë paditën Biden për vaksinim të detyrueshëm
Kryeprokurorët e 11 shteteve federale amerikane kanë ngritur një padi kundër administratës së presidentit, Joseph Biden për shkak të dekretit për vaksinimin e detyrueshëm të punëtorëve në kompanitë me më shumë se 100 punonjës.
“Urdhëresa e detyrueshme e vaksinimit është antikushtetuese, e paligjshme dhe e paparë”, tha kryeprokurori i Misurit Eric Schmidt, një nga disa kandidatë republikanë në garën për vendin vakant në Senatin e SHBA vitin e ardhshëm.
Sipas rregullave të reja, të cilat hyjnë në fuqi më 4 janar, kompanitë me më shumë se 100 punonjës duhet t’u kërkojnë atyre që të vaksinohen ose testohen për coronavirusin çdo javë dhe të mbajnë maska në vendin e punës.
Gjoba për mosrespektim të këtij rregulli mund të jetë 14,000 dollarë për rast, raporton reuters.
Schmidt tha se Missouri ka 3,443 kompani, me pothuajse 1.3 milion punonjës, të cilat mund të preken nga vendimi për vaksinimin e detyrueshëm.
Ai tha se kishte ngritur një padi për të “mbrojtur liritë personale, për të ruajtur kompanitë në Misuri dhe për të kundërshtuar despotët burokratikë që thjesht duan pushtet dhe kontroll”.
Administrata Biden inkurajon amerikanët në të gjithë vendin që të vaksinohen, duke deklaruar se kjo është mënyra më e shpejtë për të dalë nga pandemia.
Padisë së Misurit iu bashkuan kryeprokurorët republikanë nga Alaska, Arizona, Arkansas, Montana, Nebraska, New Hampshire, North Dakota dhe Wyoming.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Iowa-s, demokrati Tom Miller, gjithashtu mbështeti padinë, si dhe disa komunitete private, jofitimprurëse dhe fetare.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime Hotelet në Austri po përjetojnë një rritje masive të kërkesës: Në tre muajt e fundit të... -
Baume-Schneider: Gjuhët e migrantëve janë pasuri për Zvicrën -
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës
Jeta në Austri
-
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime Hotelet në Austri po përjetojnë një rritje masive të kërkesës: Në tre muajt e fundit të... -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare












