Bota
Greqia u ndan tokë refugjatëve për ta punuar
Konsiderohet se nëse ata punojnë tokën, rreziku nga veprimtaritë e paligjshme do të shmanget
Ministria greke e Zhvillimit Rural po konsideron një projekt të koncesionimit të tokës për 1000 deri në 1500 refugjatë.
Ministri i Zhvillimit Rural, Vangelis Apostolu, po studion mundësinë e një koncesioni të tokës për 1000 deri në 1500 refugjatë, në mënyrë që ata të mund të punojnë, përcjell albinfo.ch.
Konsiderohet se nëse ata punojnë tokën, rreziku nga veprimtaritë e paligjshme do të shmanget.
Kjo do të realizohej në zonat në Greqinë veriore dhe qendrore. Ministria e Politikave të Migracionit është në kontakt me sindikatat, madje edhe me industrialistët, për të organizuar programe të punësimit të emigrantëve.
Përpjekjet do të bëhen në vjeshtë për të përfunduar një regjistër të detajuar të aftësive dhe përvojës profesionale të mijëra refugjatëve, për refugjatët dhe emigrantët që të koordinojnë punët në zona me intensitet të ulët, siç është bujqësia.
E-Diaspora
-
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” Më 19 shtator 2026, në Bibliotekën Pestalozzi Hardau në Cyrih, do të mbahet përurimi i librit... -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj -
Gjermani
Dy motra nga Kosova, një histori suksesi ndërkombëtar në fushën e inxhinierisë në Gjermani -
Adrian Simnica përfaqëson rininë shqiptare në Parlamentin Evropian
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci











