Lajme
Greqi: Kthimi i Drahmës dhe dalje nga Euro?
Gjermania mundohet ta bind Greqinë për të mos dalë nga Euro sepse pasojat do të ishin katastrofale
I ngufatur nga borxhi i vendit dhe duke u përballuar gjithnjë e më tepër me manifestime të pakënaqësisë të përditshme të popullatës greke, qeveria socialiste e Georges Papandreou duket se nuk ka zgjedhje tjetër përpos se të dalë nga Euro.
Kështu ka thënë Der Spiegel në sajtin e tij, duke cituar burime qeveritare lidhur me situatën greke. Sipas kësaj javore të rëndësishme gjermane, ky opsion i kthimit të Drahmës është duke u shqyrtuar seriozisht nga Athina.
Siç duket, situata është duke u marrë seriozisht edhe nga Komisioni Evropian dhe një mbledhje krize është mbajtur për këtë çështje në Luxembourg. Mbajtja e kësaj mbledhjeje kishte qenë paraprakisht e mohuar sikurse nga Greqia, ashtu edhe nga Eurogrupi.
Për presidentin e Jean-Claude Juncker, dalja e Greqisë nga Euro është një ide e marrë dhe se është një rrugë që nuk shpie askund. Është një mundësi që nuk do ta zgjedhim kurrë, ka thënë Juncker.
Sipas Der Spiegel, gjermanët janë duke kërkuar ta bindin Greqinë që të mos dalë nga Euro, sepse do të kishte pasoja dramatike për Greqinë si dhe një rritje e borxhit për 200%, që do të thoshte ristrukturime të reja dhe vënie para falimentimit të vendit.
Aty përmendet po ashtu fakti se dalja e Greqisë nga Eurozona do të nënkuptonte po ashtu një rrezik që vendet e tjera ta imitojnë Greqinë dhe kështu të pësojë edhe sektori bankar evropian dhe ai gjerman.
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë










