Lajme
Grabitësit, për dy minuta vodhën 1 milion euro
Tre persona të maskuar dhe të armatosur, brenda dy mitave, kanë arritur t’i vjedhin katër thasë me 1 milionë euro në mes të Tiranës. Paratë duhet të depozitoheshin jashtë vendit
Katër thasë me para ishin mbushur plotë, nga një bankë e Tiranës dhe me makina të blinduara po transportoheshin drejt Aeroportit të Riansit, për t’u depozituar jashtë Shqipërisë. Mirëpo, tre persona të maskuar dhe të armatosur, brenda dy mitave, kanë arritur t’i vjedhin këto para dhe të zhduket “pa gjurmë”.
Siç raportojnë medet lokale, destinacioni i parave prej më shumë se 1 milion eurosh ishte banka simotër jashtë shtetit. Ngjarja ka ndodhur në fund të javës që lamë pas (të premten), por nuk u dhanë detaje shtesë se sa para kanë qenë, si ka ndodhur rasti dhe për ku ishin nisur paratë.
Burime nga grupi hetimor nga Policia e Shtetit, kanë thënë se grabitja ka qenë e mirëorganizuar nga autorët, të cilët dyshohet se kanë marrë informacione për shumën e madhe të parave që do të dërgohej për t’u depozituar jashtë shtetit. Edhe skena e grabitjes, thuhet se ka ndodhur si në filmat e Holivudit, për dy minuta, në mes të ditës.
Pas kësaj grabitje spektakolare, u arrestuan gjashtë punonjësve të sigurisë, të cilët ishin angazhuar për transportimin e katër thasëve me para: Isuf Gjici, Artan Dervishi, Dritan Duka, Saimir Nikoci, Ilir Syla dhe Tomorr Hidri. Ndaj tyre është ngritur akuza për “Shpërdorimit të detyrës”.
“Policia dyshon se grabitësit kanë marrë informacione nga ky personel për thasët me para. Kjo procedurë nuk ndodhte çdo ditë ndaj dhe autorët nuk do të mund të siguronin dot vetë informacione për të planifikuar grabitjen”, kanë thënë burime nga Policia, raporton “Shekulli”.
Personeli i sigurimit ënjtë arsyetuar se nunë mundur të reagojnë, pasi që grabitësit u kishin dalë pas shpine. Kjo dëshmi verifikohet edhe nga kamerat e sigurisë, të cilat kanë filmuar të gjithë momentin e grabitjes.
“Në momentin që ndodhi grabitja unë po haja një byrek, të cilin sapo e kisha blerë. Ishte drekë dhe isha i uritur, mendova të konsumoj një byrek pasi ishim për rrugë. Nuk e menduam se do të ndodhte grabitja, ishte befasi nuk e prisnim”, mësohet të ketë thënë njëri prej efektivëve të sigurimit.
Bazuar në pamjet filmike, punonjësit nuk kanë reaguar, jo vetëm në momentin që ka ndodhur grabitja, duke u lëshuar katër thasët tre personave, por as në kohën kur hajnat me mundim, po tërhiqnin thasët e rëndë zvarrë drejt veturës së tyre.
Madje në pamjet filmike të kamerave të sigurisë, sipas Policisë, shihet qartë që punonjësit e sigurisë janë tërhequr, dhe njëri prej tyre u ka hapur rrugën hajdutëve t’i marrin paratë. Po ashtu neglizhent janë treguar edhe shoferët e makinave, të cilat u larguan, për t’i lënë të lirë grabitësit të gjurmojnë brenda.
E-Diaspora
-
Gjermani
Stuttgart: Kryeministri i ri është me origjinë nga Turqia, zonja e parë një shqiptare Politikani i Gjelbër me origjinë turke, i martuar me një juriste shqiptare, shkruan histori në një... -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare -
Suedi
Arsimi dual në Kosovë, përvoja suedeze dhe fuqizimi i vajzave në shkollat profesionale -
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër -
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri












