Lajme
Grabisin foshnjën dhe e regjistrojnë si të veten
Vajzën e grabitur në Rumani, me dëshmi të falsifikuara, e regjistrojnë në Zvicër, si fëmijë të tyre
Një psikiatre me bashkëshortin e saj kanë rrëmbyer një foshnjë në një spital të Rumanise dhe pastaj e kanë regjistruar atë në regjionin Oberland të Cyrihut si vajzën e tyre.
Gjykata e Lartë e Cyrihut ka dënuar çiftin për rrëmbim dhe për falsifikim të dokumenteve. Psikiatres i është shqiptuar dënimi pjesërisht me kusht, me heqje lirie tre vjet ndërsa bashkëshortit të saj dy vjet me kusht.
Kryetari i trupit gjykues ka thënë me këtë rast se rrëmbimi i fëmijës, për prindin është krim shumë i rëndë që mund të krahasohet me vrasjen.
Në vitin 2009, psikiatrja me prejardhje rumune, që vetë po vuante nga çrregullime psikike kishte filluar të ushtronte rituale shamanike. Ajo dëshironte që në atdheun e saj të merrte një fëmijë të posalindur. Psikiatrja kishte fiks idenë se foshnja që po e përvetësonte duhej të ishte nëna e saj e riinkarnuar!
Nga frika se do të braktisej nga e shoqja, burri i saj kishte pranuar të udhëtonte me të për në Rumani ku ajo do ta vidhte foshnjën, në një spital në Timisoara.
Pasi kthehen në Zvicër, bashkëshorti, me dëshmi të falsifikuara e regjistron vajzën si të tij. Por, hetimet e policisë rumune kishin zbuluar krimin e bërë nga çifti zvicerano-rumun.
Para gjyqit, bashkëshortët u shprehën të penduar.
Prokuroria kishte kërkuar për të dytë dënime pa kusht me nga katër vjet e gjysmë burg, ndërsa mbrojtja, nga një vit me kusht.
Trupi gjykues e ka konsideruar veprimin e të akuzuarve si të paskrupullt, poshtërues dhe egoist.
Veç dënimit me burg, çifti duhet t`u paguajë prindërve të foshnjës së rrëmbyer një dëmshpërblim prej më shumë se 50 mijë frangash.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











