Lajme
Gjyqtarë hungarez interesohen për riatdhesimin
© Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Sasha Rashiq
Një grup gjyqtarësh hungarezë vizituan Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës. Zëvendësministrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Izmi Zeka dhe Sasha Rashiq, iu përgjigjen interesimeve të mysafirëve rreth shtetësisë, kushteve për personat që riatdhesohen dhe gjendjen e sigurisë në Kosovë.
Gjyqtarët u interesuan të dinë se cilat janë kushtet pas refuzimit të azilit të shtetasve kosovarë dhe kërkuan bashkëpunim në mënyrë që të dihet se a rrezikohen ata persona pas kthimit në Kosovë, në mënyrë që nëse kjo rezulton me rrezik ata të mbrohen nga shteti hungarez.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Sasha Rashiq, ka theksuar se gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile dhe nuk është më arsye që njerëzit të kërkojnë azil në vendet e perëndimit, kurse Qeveria ka ndarë një fond të veçantë për të ndihmuar personat që riatdhesohen.
Zëvendësministri tjetër i Brendshëm, Izmi Zeka, ka deklaruar se MPB ka 14 strategji nacionale dhe në kuadër të tyre është edhe strategjia për migrim. Në këtë bazë është Ligji për ri-pranim.
“Ne kemi nënshkruar 15 marrëveshje për ripranim me shtete të ndryshme, ku qëndrojnë qytetarë të Republikës së Kosovës në mënyrë jo të rregullt. Gjithashtu ekziston një bord i sekretarëve të përgjithshëm në kuadër të disa ministrive të Qeverisë, të cilët shqyrtojë kërkesat e personave që riatdhesohen dhe marrin vendime në përmirësimin dhe socializmin e jetës së tyre pas kthimit në Kosovë”,, ka theksuar zëvendësministri Zeka, njofton MPB-ja.
E-Diaspora
-
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor Shëndeti mendor si rrugëtim i përbashkët: informim, dialog dhe kujdes për veten... -
Davos
House of Kosova në Davos: Diplomaci aktive gjatë ditës, tinguj rok në mbrëmje -
Gjermani
Humb jetën në aksident mergimtarja shqiptare nga Gjermania -
SHBA
Labearta Hasanramaj specializon në SHBA dhe bën shqiponjën me duar -
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci
Jeta në Austri
-
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin "Në rregull, po vij, dhe do të paraqitem para gjyqit", kishte thënë i akuzuari për vjedhje... -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt











