Lajme
Gjykatat, 119 mijë lëndë të pazgjidhura
Mbi 104 mijë lëndë janë nga fusha civile, 15 mijë e 329 janë nga ajo penale, ndërsa numri më i madh lëndëve të pazgjidhura vijnë nga rajoni i Prizrenit dhe Gjilanit
Gjykatat e Kosovës shpeshherë i ngjajnë objekteve arkivore, për nga numri i madh i dosjeve të pa ekzekutuara që flejë nëpër rafte. Sipas një statistike të dhënën nga Këshilli Gjyqësor, janë mbi 119 mijë lëndë të paekzekutuara që presin zgjidhje nga ana e gjykatësve kosovarë.
Mbi 104 mijë lëndë janë nga fusha civile, 15 mijë e 329 janë nga ajo penale. Ndërsa, numri më i madh lëndëve të pazgjidhura është nga rajoni i Prizrenit, i ndjekur nga Gjilani e Peja. Në këtë mes Prishtina duket se është pak më mirë, edhe pse e ka numrin më të madh të banorëve në vend.
Ky numër lëndësh nuk po e frikëson kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci. Ai tha se 800 mijë lëndë të tilla i ka Maqedonia, citon Koha. Shumicën e këtyre lëndëve, sipas Pecit, e përbëjnë borxhet e qytetarëve ndaj KEK-ut, ujësjellësit e kompanive të pastrimit.
Në mesin e lëndëve të paekzekutuara është edhe ajo e Alinexhat Zeqirit, Abdulxhemi Zeqirit dhe Samet Ramadanit. Pronën e tyre prej 254 metrash katrorë e mban Behxhet Makolli qe 13 vjet. Lokali i tyre gjendet përballë hotelit “Grand” dhe njihet si “Bulevardi”.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












