Bota
Gjermania shqyrton angazhimin e policëve me prejardhje të huaj
Kryesuesi i DStGB-së ka thënë se po bëhen përpjekje për rritjen e numrit të personelit me sfond të huaj. “Një polic që ka prejardhje jogjermane është e pritshme që të jetë në gjendje t`i zgjidhë më lehtë problemet në mes të refugjatëve”, ka thënë ai
Gjermania shqyrton mundësinë e angazhimit të shtuar të policëve me prejardhje të huaj. Këtë synim konkretisht e ka shprehur Bashkësia e Qyteteve dhe Komunave të Gjermanisë (DStGB), e cila dëshiron edhe prani më të madhe të të huajve përgjithësisht në shërbimet publike.
Kryesuesi i DStGB-së ka thënë për die Welt se po bëhen përpjekje për rritjen e numrit të personelit me sfond të huaj, transmeton albinfo.ch. “Një polic që ka prejardhje jogjermane është e pritshme që të jetë në gjendje t`i zgjidhë më lehtë problemet në mes të refugjatëve”, ka thënë ai.
Ndërkaq grupi parlamentar i CDU/CSU në Bundestagun Gjerman ka shprehur rezerva lidhur me këtë propozim. “Natyrisht që policia duhet të jetë një pasqyrë e realitetit në shoqëri”, ka thënë për “Die Welt” Kai Wegner, përgjegjës për qytetet e mëdha të Gjermanisë në këtë grup. Dhe sigurisht, përvojat si migrantë dhe kompetencat ndërkulturore të tyre do të ishin të dëshirueshme. Por kjo nuk do të thotë që ne të bëjmë lëshime sa u takon standardeve dhe parakushteve që duhen plotësuar për një punë të tillë ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.
“Shtetësia gjermane, zotërimi i sigurt i gjuhës gjermane dhe një përkushtim i qartë ndaj rendit tonë juridik duhet të jenë parakushtet”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












