Lajme
Gjermanët shtypin letërnjoftimet e Kosovës
Mbi 7.8 milionë euro do t’i kushtojë Kosovës pajisja me letërnjoftime biometrike. Kompania gjermane “Giesecke & Devrient” është fituese e këtij tenderi
Kompania gjermane “Giesecke & Devrient” ka fituar të drejtën për t’i pajisur qytetarët e Kosovës me letërnjoftime biometrike. Të hënën zyrtarisht është nënshkruar kontrata nga përfaqësuesi i kësaj kompanie dhe ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.
“Kontrata është nënshkruar pas përfundimit të procedurave për tenderin, “Furnizimi me letërnjoftime elektronike“, ku është konstatuar se ofertuesi “Giesecke & Devrient” nga Gjermania, ka ofruar tender ekonomikisht më të favorshëm, me çmim prej 7,8 milionë euro”, thuhet në njoftim.
Letërnjoftimi biometrik i Kosovës, sipas MPB-së, do t’iu mundësojë qytetarëve që të kryejnë shërbime të ndryshme elektronike, të parapara në Strategjinë për E-qeverisje.
“Me lëshimin e letërnjoftimit biometrik, Ministria e Punëve të Brendshme do të plotësojë edhe njërin nga kriteret e parapara për procesin e liberalizimit të vizave, sa i përket sigurisë së dokumenteve”, thuhet në njoftimin për media të MPB-së.
Kontrata me gjermanët, siç thuhet, përfshin furnizimin me letërnjoftime biometrike dhe sistemin për aplikim dhe personalizim.
“Pajisja e qytetarëve me letërnjoftime biometrike, do të fillojë në fund të këtij viti”, thuhet më tej në njoftim.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












