Lajme
Gjatë këtij viti, u shuan rreth 1000 biznese
Shuarjet e bizneseve gjatë këtij viti, janë dukshëm më të larta se ato të viteve tjera. Në vitin e kaluar janë shuar gjithsej 2200 biznese
Gjatë katër muajve të këtij viti, janë shuar vullnetarisht me shumë se 1 mijë biznese kosovare, kurse rreth 4200 janë regjistruar si biznese të reja. Këto shifra të publikuara nga autoriteteve vendore, tregojnë se shuarjet e bizneseve gjatë këtij viti, janë dukshëm më të larta se ato të viteve tjera. Në vitin e kaluar janë shuar gjithsej 2200.
Kryeshefi ekzekutiv në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, në kuadër të Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë, Gazmend Mejzini, në një prononcim për REL ka thënë se bizneset e shuara kryesisht janë ndërmarrje të vogla të mesme apo biznese familjare.
“Kryesisht shuarja vullnetare nuk kërkon ndonjë arsye të veçantë,kjo është një dukuri që ndodh në të gjitha shtet e zhvilluara . Ne kemi bërë disa analiza dhe hulumtime edhe në shtetet që konsiderohen me ekonomi të zhvilluar dhe konsoliduar. Konkretisht kemi marrë shembullin e Britanisë se Madhe, atje regjistrohen për çdo vit 500 mijë biznese, kurse 300 mijë prej tyre shuhen në mënyrë vullnetare”, tha Mejziu.
Ish kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Ismail Kastrati, ka thënë se ambienti i pafavorshëm ekonomik dhe konkurrenca jo e drejtë janë faktorë që obligojnë shuarjen e bizneseve. Ai madje shprehet se disa biznese të shuara veprimtarinë e tyre e kanë zhvilluar në mënyrë joformale, të cilat nuk kanë paguar obligimet tatimore.
“Koha për të hapur biznes të ri në Kosovë nuk është e volitshme, është një konkurrencë jo legale. Kështu që bizneset e provojnë fatin, por nuk mund të mbijetojnë kur ekonomia e Kosovës nuk është duke lulëzuar, por përkundrazi është në krizë të përhershme. Kështu që është vështirë të gjenden biznese, pavarësisht se ata rrezikojnë dhe provojnë fatin”, ka thënë Kastrati.
Një faktor tjetër që mund të ndikojë në mbylljen e bizneseve të vogla, sipas Kastratit është edhe hapja e një numri të madh të qendrave tregtare në qytete dhe periferi.
“Sigurisht që qendrat tregtare nëse ato hapen brenda në qytet, rrezikojnë bizneset e vogla. Këto qendra jo se i kanë çmimet më te lira, por qytetarët kanë iluzione se në këto qendra mund të shërbehen me çmime më të lira dhe orientohen tek to. Kështu që afër këtyre qendrave, bizneset e vogla nuk mund të mbijetojnë”, thotë ai.
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










