Sport
Gashi nuk e harron Evropianin dhe tifozët kuqezi
Sulmuesi e vlerësoi ndeshjen me Zvicrën e gjashtë shqiptarëve si një përballje tejet emocionuese, ndërsa tha se fati nuk ishte me të, në momentin e golit të shpërdoruar në fundin e sfidës
Shkëlzen Gashi është rikthyer në Amerikë, por sërish ka folur për Kampionatin Evropian, ku Shqipëria ishte debutuese, shkruan albinfo.ch.
Në një intervistë për gazetën zvicerane, “Blick”, sulmuesi kuqezi iu rikthye emocioneve të turneut në Francës, duke theksuar se ruan kujtime të bukura nga Kampionati Evropian, atmosfera e krijuar në stadiume, por edhe mbështetja unike nga tifozët kuqezi dhe entuziazmi në të gjitha trojet shqiptare.
Sipas 27-vjeçarit, në Shqipëri do të flitet gjatë për pjesëmarrjen historike në një turne madhor. Gashi rikujtoi edhe momentet e ankthit, kur Shqipëria ndiqte ndeshjet e skuadrave të tjera pjesëmarrëse nëpërmjet televizorit dhe priste të mësonte nëse fitorja me Rumaninë do të ishte e mjaftueshme për t’u kualifikuar nga faza e grupeve.
Një ëndërr që nuk u realizua, por që sipas sulmuesit të Kombëtares “këto janë rregullat dhe duhen pranuar”. Më tej, Shkëlzen Gashi u shpreh se në sfidën ku Shqipëria debutoi në Euro 2016 përballë Zvicrës, të besuarit e Gianni De Biasit mund ta kishin merituar një pikë, por me gjithë humbjen treguan se kuqezinjtë nuk dorëzohen për asnjë moment.
Sulmuesi e vlerësoi ndeshjen me Zvicrën e gjashtë shqiptarëve si një përballje tejet emocionuese, ndërsa tha se fati nuk ishte me të, në momentin e golit të shpërdoruar në fundin e sfidës. Shkëlzen Gashi shprehu besim se pas sigurimit të një vendi në Kampionatin Evropian, Kombëtarja do të ketë të tjera mundësi për të marrë pjesë në një turne madhor, ndërsa i ngacmuar rreth së ardhmes dhe spekulimeve se për shërbimet e tij interesohet Pescara në Serinë A italiane, nënvijëzoi se është i përqendruar vetëm te Colorado, pasi dëshiron të fitojë titullin kampion në Shtetet e Bashkuara.
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë Edicioni i pestë i festivalit të filmit “Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur të... -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht













