Kosova
Fushata për ngritjen e vetëdijes për kancerin e gjirit në Kosovë
Teksa i afrohemi fundit të muajit që shënon ngritjen e vetëdijes ndaj kancerit të gjirit, në rrjete sociale u bë virale fushata ‘Think Breast Cancer Awareness’, ku personalitete dhe gra të suksesshme, si aktorja Adriana Matoshi, producentja Xheraldina Vula, këngëtarja Dafina Zeqiri, Diona Fona, Agnesa Vuthaj, Learta Jakupi, Argjira Spanca, dhe shumë emra e personalitete të tjera u bënë pjesë e fushatës sensibilizuese.
Fushata pati në fokus shpërndarjen e dhuratave, të cilat përmbajnë materiale informuese rreth detektimit dhe identifikimit të hershëm të kancerit të gjirit, si dhe dhurata përcjellëse me mesazhin se muaji i ngritjes së vetëdijes për këtë sëmundje po përfundon, mirëpo jo luftimi i saj.
Gjatë vitit 2019, 30-35 gra në muaj janë diagnostikuar me kancer të gjirit në Kosovë, duke e bërë këtë lloj kanceri dominues në vendin tonë. Duke pasur parasyshë të dhënat dhe nevojën e sensibilizimit të grave mbi kontrollat e rregullta për të identifikuar herët shenjat e para të kancerit të gjirit, në përmbyllje të muajit – por jo të luftës, u bë e ditur se agjencia e marketingut ‘Think B’ në Prishtinë ndërmori dhe organizoi këtë iniciativë.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027

















