Lajme
Fulle: Pa zgjidhjen e Kosovës Serbia nuk ka vend në BE
"Serbia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian pa zgjidhjen e problemit me Kosovën, për këtë nuk ka asnjë fije dyshimi"
Duke arrestuar të akuzuarin e Hagës për krime lufte, Goran Hadzic, Serbia i është afruar marrjes së statusi të kandidatit për në Bashkimin Evropian, por ajo duhet të ndërmarrë edhe reforma të tjera politike dhe t’i përparojë marrëdhëniet me Kosovës, ka tërhequr vërejtjen Komisionari për zgjerim i BE-së, Stefan Fule.
Ajo për çka ne po diskutojmë është nëse bashkëpunimi i plotë me Tribunalin e Hagës dhe kapja e të arratisurit të fundit të mjafton dhe vetvetiu siguron propozimin për marrjen e statusit kandidatit. Përgjigjja ime është absolutisht e qartë : Jo!”, i ka thënë Fule Radios Evropa e Lirë në gjuhën serbe, që transmetohet nga Telegrafi.com.
Pas kryerjes së detyrës së bashkëpunimit me Hagën dhe fillimit të reformave të brendshme, çështje kryesore e pazgjidhur mbetet raporti i Serbisë ndaj Kosovës. “Serbia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian pa zgjidhjen e problemit me Kosovën, për këtë nuk ka asnjë fije dyshimi. Beogradi e Prishtina, me ndihmën e BE-së, duhet ta gjejnë këtë zgjidhje”, ka thënë Fule.
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027











