Lajme
Fule viziton Kosovën
Qeveria pret nisjen e Studimit për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit
Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fule, pritet të vizitoi zyrtarisht Kosovën. Ai pritet të arrij sot në Prishtinë.
Zëvendësministri për integrime, Gëzim Kasapolli i ka deklaruar Radio Kosovës se gjatë vizitës në Prishtinë, komisionari për zgjerim i BE-së, Stefan Fule, do të deklarojë zyrtarisht fillimin e studimit të fizibilitetit për marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.
Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunacek, para një jave ka bërë me dije, se nëse gjithçka shkon mirë, studimi i fizibilitetit mund të përfundojë brenda këtij viti.
Ajo ka thënë se nuk ka garanci se pas studimit të fizibilitetit do të pasojë negocimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, për shkak të pesë vendeve hezituese të BE-së, por, sipas saj nëse ky studim del pozitiv, ajo beson në një zgjidhje pragmatike, raportojnë mediat kosovare.
Qeveria e Kosovës ende nuk e di se kur kosovarët do të lëvizin lirshëm në vendet e Bashkimit Evropian.
Ministrja e Integrimit, në një intervistë për “Express”, Vlora Çitaku thotë se aktualisht e sigurt është se udhërrëfyesi do të vijë në fund të pranverës.
Sipas saj, të martën, komisioneri Fule konfirmon nisjen e Studimit për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.
Çitaku ka thënë se presin një vlerësim të shpejtë të BE-së për gjendjen në Kosovë dhe nisjen e hapave të Prishtinës drejt Unionit.
“Fule do të vijë në Kosovë dhe do të konfirmojë nisjen e Studimit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. Tashmë kemi indikacione që ky studim me rekomandime do të publikohet në vjeshtë, në muajin tetor, ndërkohë që lansimi zyrtar do të bëhet me vizitën e Komisarit”, ka deklaruar Çitaku, për Express.
Përgjegjësja për integrimin e Kosovës në BE ka folur edhe për liberalizimin e vizave, por nuk ka përmendur ndonjë datë të saktë se kur do të vijë udhërrëfyesi.
“Jemi brenda agjendës, komisionerja Malmstrom ka thënë që gjatë pranverës do të vijë udhërrëfyesi në Prishtinë. Ndonjë datë zyrtare nuk është dhënë, megjithatë ne kemi të konfirmuar se udhërrëfyesi është hartuar dhe tani është për komente te vendet anëtare të BE-së”, ka thënë Çitaku.
E-Diaspora
-
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor Shëndeti mendor si rrugëtim i përbashkët: informim, dialog dhe kujdes për veten... -
Davos
House of Kosova në Davos: Diplomaci aktive gjatë ditës, tinguj rok në mbrëmje -
Gjermani
Humb jetën në aksident mergimtarja shqiptare nga Gjermania -
SHBA
Labearta Hasanramaj specializon në SHBA dhe bën shqiponjën me duar -
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci
Jeta në Austri
-
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin "Në rregull, po vij, dhe do të paraqitem para gjyqit", kishte thënë i akuzuari për vjedhje... -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt











