Lajme
Fule: 2013-ta, viti i Serbisë
Në kuadër të IPA-së, BE i ndanë Serbisë 178.7 milionë euro ndihmë për të mbështetur reformat kyçe. Komisionari Fyle thotë e viti 2013 ka qenë historik për Serbinë
Në kuadër të Instrumentit të Para Anëtarësimit (IPA), Bashkimi Evropian (BE) të hënën ka aprovuar një shumë prej 178.7 milionë euro për Serbinë, ndërsa zyrtarët nga Brukseli vitin 2013 e kanë quajtur historik për ecurinë e këtij shteti drejt familjes evropiane.
Në kuadër të këtij programi, Serbisë i jepen grante në vlerë prej 178.7 milionë euro, për siç thuhet në vendimin e Komisionit Evropian për të ndihmuar Serbinë në implementimin e reformave në çështjet kyçë si: sundim të ligjit, administratë publike, çështje sociale, zhvillimin e sektorit privat, transportit, ambientit, energjisë dhe agrikulturës.
“Këto reforma janë krruciale për t’u përmbushur nga vendet që duan të jenë pjesë e Evropës, përmes të cilave do përmirësohet jeta e qytetarëve të Serbisë. Me këtë marrëveshje, BE përmes ndihmës së IPA-së për Serbinë nga viti 2001 ka arritur vlerën në 2.6 miliard”, citon “Zëri” raportin e Komisionit Evropian.
Në raport komisionari për zgjerim Stefan Fyle, vlerëson se ky vit ka qenë historik për Serbinë në raport me BE-në, lidhur me vendimin për t’i nisur negociatat dhe për hyrë në fuqi marrëveshja e stabilizim asociimit.
“Është me rëndësi që Serbia tani të shfrytëzojë këtë moment dhe të vazhdojë me reformat. BE me fondet e saj do të ndihmojë atë që të i implementojë këto reforma”, është shprehur komisionari Fule.
Ndryshe, relaksimi i raporteve Kosovë-Serbi ka qenë motivi kryesor që i ka shtyrë Këshillin e Ministrave të BE-së që ta aprovojnë vendimin që Serbisë t’i jepet data e negociatave për anëtarësim në BE. Kosova, në takimin e fundit të Këshillit të Ministrave as që është përmendur.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












