Lajme
Ftohja e Diasporës
Sondazhi i fundit i albinfo.ch lenë të kuptojë qartë se diaspora shqiptare nuk beson në përfillje nga mandatari i “ ri “ politik kosovar
Në pyetjen: A besoni se Qeveria e re kosovare do t’i përkushtohet më shumë përfaqësimit si dhe nevojave të diasporës ? , janë përgjigjur 570 persona. Mbi 80 për qind e të anketuarve nuk besojnë në ndonjë përkushtim ndryshe nga ai i deritanishmi ndaj diasporës, kurse 15% e tyre shprehin besim në masat qeveritare.
Pesimizmi që e karakterizon diasporën shqiptare mund të kuptohet nga vetë fakti se klasa politike kosovare nuk është duke arritur t’ua përmbushë nevojat e shumta elementare popullatës së saj, dhe se diaspora është larg preokupimeve politike aktuale. Problemet me të cilat ballafaqohet Kosova ndikojnë po ashtu prerazi në vullnetin e (mos)involvimit të diasporës shqiptare në vendin e prejardhjes.
(Mos)qasja e klasës politike kosovare është shumë e gabuar. Përvojat e huaja flasin se diaspora mund të jetë një forcë shtytëse reale për zhvillimin e gjithanshëm të vendit të prejardhjes, dhe në veçanti në plan të investimeve ekonomike. Për shembull, për dallim nga investitorët eventual të huaj, nëse diaspora investon, ajo e sjellë fitimin e saj në Kosovë apo në hapësirat tjera në Ballkan, dhe nuk e nxjerrë domosdo jashtë vendit.
Diaspora shqiptare në numër të konsiderueshëm, dita ditës është duke e rritur potencialin e saj ekonomiko-financiar, por edhe politik, sportiv dhe kulturor. Në skenën politike zvicerane të niveleve komunale, por edhe ato kantonale, kanë depërtuar një mori figurash me origjinë shqiptare. Mirëpo, krahas këtij ndryshimi, vërehet objektivisht një distancë progresive më e theksuar me vendet e prejardhjes. Këtij hendeku i ndihmon veçanërisht mospërfillja politike dhe institucionale e vendeve të prejardhjes.
Përballë këtij konstatimi dhe për të parandaluar një ftohje ende më të theksuar në raport me vendet e prejardhjes, organizimi serioz dhe institucional i mërgatës është imperativ i kohës. Kjo do t’i mundësonte asaj të artikulojë, në formë të organizuar, kërkesat konkrete, si dhe të ushtrojë trysni ndaj klasës politike të vendeve të prejardhjes. Të shpresojmë se një pjesë të kësaj zbrazëtire do ta plotësonte nisma për krijimin e Kuvendit shqiptar në Zvicër, proces ky i iniciuar pothuajse tashmë dy vite.
Organizimi shqiptar në Zvicër dhe në vendet tjera perëndimore duhet marrë si model organizimin e zviceraneve jashtë Zvicrës, dhe atë sikurse për nga mbështetja që gëzojnë nga shteti i tyre i prejardhjes, si për nga organizimi i tyre shembullor. Kjo e fundit paraqet një sfidë serioze për mërgatën shqiptare, por nëse ky objektiv arrin të realizohet, kjo do ti mundësojë të kërkojë masa konkrete në favor të sajë nga vendet e prejardhjes.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









