Lajme
FMN e thotë fjalën e fundit
Raportet ndërmjet FMN-së dhe Qeverisë ishin zbehur pas vendimit për rritjen e rrogave të shërbyesve civilë pa pajtimin e FMN-së
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) të mërkurën do të japë fjalën përfundimtare për raportet me Qeverinë e Kosovës lidhur me buxhetin e miratuar në mars të këtij viti.
Delegacioni i FMN-së ka përfunduar sot misionin dyjavor në Kosovë, ndërsa gjatë kësaj periudhe nuk është arritur ndonjë marrëveshje konkrete me Qeverinë.
Por, sipas medieve kosovare, pritet që të mërkurën zyrtarë të FMN-së në Prishtinë të japin vlerësim për stabilitetin financiar në Kosovë.
Raportet ndërmjet FMN-së dhe Qeverisë së Kosovës ishin zbehur pas vendimit të qeverisë për rritjen e rrogave të shërbyesve civilë pa pajtimin e këtij institucioni ndërkombëtarë monetar.
Në rast se jepet vlerësim negativ, atëherë Kosova nuk mund të aplikojë për t’i mbuluar nevojat financiare me një hua prej 108 milionë euro në FMN. Po ashtu, FMN-ja do të jepte garanci që Kosovës t’i lejohen mbi 100 milionë euro tjera nga Komisioni Evropian dhe Banka Botërore.
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027










