Bota
Finlanda zgjedh 2000 personat që do të marrin paga pa punuar
Fjala është për një projekt të Ministrisë për Punë Sociale dhe Shëndetësi , i cili parasheh që personat e zgjedhur të paguhen me nga 560 euro (600 franga) në muaj, pa u kërkuar punë prej tyre
Nga janari i vitit që vjen, në Finlandë fillon jetësimi i eksperimentit të shumëpërfolur, i cili u mundëson 2000 personave të zgjedhur me metodën e rastësisë, që të marrin “paga” të pakushtëzuara. Fjala është për një projekt të Ministrisë për Punë Sociale dhe Shëndetësi , i cili parasheh që personat e zgjedhur të paguhen me nga 560 euro (600 franga) në muaj, pa u kërkuar punë prej tyre, shkruan süddeutechezeitung.de
Eksperimenti do të zgjasë dy vjet dhe të zgjedhurit duhet të marrin pjesë, deshën ose s`deshën, transmeton albinfo.ch. Sigurisht, kategoria e njerëzve në mesin e të cilëve është bërë përzgjedhja, ka qenë e caktuar: aty janë marrë në konsideratë personat në mes moshës 25 dhe 58 vjeçare, të cilët janë duke marrë ndihma për të papunët. “paga” bazë të cilën ata do ta marrin do të jetë plotësim për ndihmat e papunësisë. Cilido që merr me tepër se ndihmat e përmendura, përjashtohet nga grupi.
Synimi të cilin e ndjek qeveria me këtë eksperiment është që t`i motivojë njerëzit më shumë për punë, përcjell albinfo.ch. Eksperimenti pra do të tregojë nëse të ardhurat pa punë do të ndikojnë pozitivisht edhe në gjithë shoqërinë dhe jo vetëm te personat që do t`i gëzojnë ato.
Është interesante se për këtë projekt janë shprehur pozitivisht jo vetëm forcat e majta, siç mund të pritej por edhe të djathtat, përfshirë edhe qeverinë në fuqi, e cila udhëhiqet nga e djathta. Shkalla e papunësisë në Finlandë ka shënuar rritje. Ajo së fundi është ngjitur në 9 për qind,
2000 personat që do të përfitojnë nga këto të ardhura pritet të zgjidhen javën që vjen.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













