Kosova
Finalizohen tekstet mësimore të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare për diasporën
Tekstet mësimore për diasporën “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare” tashmë janë finalizuar për fëmijët shqiptarë në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut e Diasporë. Bëhet fjalë për tekstet për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqipe nga klasa e 1-rë deri në klasën e 9-të.
Kjo u konfirmua pas një takimi që patën minister e Arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës, Ogerta Manastirliu dhe Arbërie Nagavci.
Ky proces u vlerësua si një hap i madh për ruajtjen dhe forcimin e gjuhës shqipe për fëmijët në mërgatë, duke i pajisur ata me materiale të standardizuara, të unifikuara dhe të mbështetura nga ekspertiza më e mirë profesionale, transmeton albinfo.ch.
“Sapo kemi miratuar një vendim të përbashkët, për nivelin e III të tekstit plotësues të mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare. Këto tekste janë baza për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare, për fëmijët në diasporë. Pasi kemi përfunduar tekstet plotësuese të nivelit të parë, dytë vjen edhe teksti për nivelin e tretë për klasat e gjashta deri në të nëntën, duke përmbyllur kështu ciklin e arsimit fillor. Ky është një tjetër hap drejt mësimit të standardizuar të gjuhës shqipe, përmes këtyre teksteve të cilat janë të unifikuara dhe të standardizuara”, tha ministrja shqiptare e arsimit, Ogerta Manastirliu.
Ndërsa ministrja kosovare e arsimit, Arbërie Nagavci tha se ky hap vjen pas finalizimit të abetares së përbashkët.
“Pas finalizimit të abetares së përbashkët, teksteve me të cilat mësojnë vogëlushët tanë në të gjitha trojet shqiptare, në Kosovë, Shqipëri në disa komuna të Maqedonisë së Veriut dhe fëmijët tanë në diasporë, tashmë finalizuam edhe tekstin e tretë “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, tekste më të cilat do të mësojnë fëmijët tanë gjithandej nga klasa e parë deri në të nëntën duke kompletuar të gjithë kurrikulën për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare”, theksoi Nagavci.
Ministret e Arsimit të Kosovës e Shqipërisë poashtu njoftuan edhe për vendimin për të organizuar olimpiadën e Gjuhës Shqipe mes Shqipërisë dhe Kosovës së shpejti.
E-Diaspora
-
Dy talentë të Prishtinës ftohen nga akademia e PSG-së Rin Ahmeti dhe Lorik Mehmeti do të stërviten për dy javë në kampusin e gjigantit francez,... -
Romë
Motrat pianiste Elizabeta dhe Artemida Qarri performojnë në një recital prestigjioz në Romë -
“As anej as knej”, një festival mbi migrimin, identitetin dhe përkatësinë -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Shqiptarja Elona Latifi finaliste e çmimit prestigjioz të BBC-së në Britani
Jeta në Austri
-
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale Shqiptarja përfundoi doktoraturën në Universitetin BOKU, duke kombinuar gjenetikën, inteligjencën artificiale dhe analizën e të dhënave... -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet -
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët -
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026”












