Lajme
Feith, ripërsërit mbështetjen ndaj qeverisë së Kosovës
Feith:Qeveria e Kosovës ka plotësisht të drejtë të përpiqet të marr kontrollin në tërë territorin e Kosovës
Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovës, Pieter Feith, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka plotësisht të drejtë të përpiqet të marr kontrollin në tërë territorin e Kosovës.
“E kam thënë edhe me datën 26 se Qeveria ka plotësisht të drejtë të përpiqet të marrë kontrollin në tërë territorin, po ashtu çka kam thënë është se Qeveria duhet të bëjë të pamundurën që të integrojë të gjitha komunitete dhe të mbrojë të drejtat individuale të secilit komunitet dhe që të punojë drejt pajtimit”, është shprehur shefi i ICO-së.
Ai ka sqaruar se marrja nën kontroll e tërë territorit nuk është çështje që ka të bëjë vetëm me funksionimin e ligjit dhe ruajtjen e pikave kufitare, por ka të bëjë edhe me sigurimin e komunitetit serb, që të ndjehen të mirëseardhur dhe të ndjehen mirë në mjediset ku ata jetojnë.
Duke iu referuar bllokadave të rrugëve në Veri të Kosovës, Piter Feith u ka bërë thirrje të gjithëve që të respektojnë marrëveshjet e arritura ditë më parë mes KFOR-it, autoriteteve të Prishtinës dhe serbëve.
E-Diaspora
-
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për kultivim kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja










