Sport
Federer mund të ndërrojë sponsorin për 400 milionë dollarë
Roger Federer përfiton 65 milionë dollarë në vit, duke qenë sportisti i shtatë më i paguar në botë
Pas një përvojë prej 24 vitesh me ‘Nike’, Roger Federer mund të ndërrojë sponsorin. Ai mund të bëhet pjesë e firmës sportive, “Uniklo” që është e gatshme të paguajë tenistin zviceran 39 milionë dollarë në vit, shkruajnë mediat ndërkombëtare.
Marrëveshja do të vlente për dhjetë vitet e ardhshme, derisa tenisti zviceran tani përfiton 12 milionë dollarë në vit nga ‘Nike’, përcjell albinfo.ch.
Por, kjo marrëveshje përfundon këtë vit, megjithatë mund të ndërpritet më shpejt dhe në ‘Wimbledon’, Federer të jetë me sponsorin e ri.
Më parë, kjo kompani ishte sponsor i tenistit serb, Novak Gjokoviq, në kohën kur ishte numër një në botë.
Federer përfiton 65 milionë dollarë në vit, duke qenë sportisti i shtatë më i paguar në botë.
E-Diaspora
-
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” Artistja nga Kosova, Argenita Fetahu, hap ekspozitën e saj të parë personale në Zvicër, më 18... -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










