Lajme
Euro është stabile në Maqedoni
Guvernatori i Bankës Popullore në Maqedoni, Dimitar Bogov, ka thënë se Euro është stabile në Maqedoni dhe nuk ka hapësirë për panikë
“Nuk ka hapësirë për panikë dhe ndërrimin masiv të euros në valuta të tjera. Ka raste individuale, por kjo nuk krijon përmasa të mëdha të shqetësimeve”, ka deklaruar guvernatori i BPM-së.
Sipas tij, institucioni që drejton ka simuluar skenare në rast se do të krijohej panikë tek popullata, por tash për tash nuk duhet të ketë shqetësime të kësaj natyre.
Ai ka theksuar se skenare për tronditjen e euros mund të ketë së shpejti, mirëpo në rast se ndodhë kjo, Bogov nënvizoi se të gjitha depozitat në euro do të konvertohen në valuta tjera, sipas zgjedhjes së qytetarëve, raporton INA.
Shoqata e bankierëve në Odën Ekonomike të Maqedonisë, ka apeluar që qytetarët të mos shpejtojnë në vendimet e tyre për ndërrimin e euros në valuta tjera.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











