Lajme
EULEX-i po e humb përkrahjen te zyrtarët evropianë
Për këtë arsye, shumë shpejt në Bruksel pritet që të mblidhet i ashtuquajturi "grupi korrektues"
Zhgënjimi në punën e EULEX-it po shtohet çdo ditë e më shumë te përfaqësuesit e vendeve anëtare, por një gjë e tillë nuk po thuhet publikisht.
Mungesa e rezultateve konkrete në luftimin e krimit, vështirësitë në veri të Kosovës e sidomos mosunifikimi i vendeve anëtare rreth punës së misionit janë arsyet që përmenden si bazë që po e krijon paaftësinë e misionit për të pasur sukses dhe po e zgjeron pakënaqësinë te vendet anëtare, shkruan Koha Ditore, duke cituar burime ndërkombëtare.
EULEX-i nuk ka arritur që të shpenzojë buxhetin e planifikuar për këtë vit, kanë bërë të ditur burimet.
Për këtë, shumë shpejt në Bruksel pritet që të mblidhet i ashtuquajturi “grupi korrektues”.
Grupi korrektues do të vlerësojë se paratë aktuale i mjaftojnë EULEX-it deri për muajin dhjetor. Megjithatë, ky mekanizëm vetëm do të bëjë propozimin, i cili pastaj do t`i dërgohet Këshillit.
Një diplomat evropian duke ironizuar ka thënë se “një mision që nuk arrin të menaxhojë dhe të shpenzojë buxhetin e vet, nuk mund të pritet se do ta luftojë krimin e organizuar”.
Diplomatët evropianë po hezitojnë që të shprehin pakënaqësitë publikisht për shkak se një gjë e tillë ende vlerësohet se nuk do t`i ndihmonte misionit.
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027












