Lajme
EULEX-i gjithnjë e më shumë i padëshiruar në Kosovë
Misioni evropian i sundimit të ligjit në Kosovë, EULEX është gjithnjë e më i padëshiruar për shkak të dështimeve për të vendosur rendin dhe ligjin në tërë territorin e vendit, në veçanti në veri, ku veprojnë strukturat paralele serbe. Sipas medieve kosovare, pjesë e këtij disponimi anti-EULEX është edhe “zhurma” e bërë nga policët e këtij misioni në Ministrinë e Transporteve dhe në pronat e ish-ministrit Fatmir Limaj, nën dyshimin se ai është i përfshirë në vepra të paligjshme, por edhe për shkak të arrestimeve të ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Ndërkohë edhe zyrtarë kosovarë kanë nisur një konfrontim verbal me këtë mision evropian lidhur me mosangazhimin në veri të Kosovës. Disponimin anti-EULEX që para disa muajve vinte kryesisht nga selitë e partive politike, së fundi është zhvendosur edhe në institucione. Përveç ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe atij të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, të cilët javëve të fundit me disa deklarata kanë “llomitur” EULEX-in, të pamëshirshëm janë treguar edhe ligjvënësit. Për EULEX-in, i cili në vend ka ardhur me ftesën që i kanë bërë institucionet e Kosovës, në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës deputetët thanë se, bazuar në performancën e deritashme, ai është i panevojshëm. Madje EULEX u cilësua si institucion që vepron me “plan-program” të Serbisë dhe gjithashtu si çerdhe e strukturave kriminale të Serbisë. Nait Hasani, deputet i PDK-së, me kërkesën e të cilit Kuvendi i Kosovës në seancën e fundit ka diskutuar për gjendjen e sigurisë dhe sundimit të ligjit në vend, ka kërkuar që të formohet një grup i deputetëve, i cili do të shkojë në Parlamentin Evropian për të “denoncuar veprimtarinë e EULEX-it në Kosovë”. Nga ana tjetër Këshilli Drejtues i OVL të UÇK-së sot iu ka bëtë thirrje të gjithë veteranëve të luftës, që të mos njohin autoritetin e EULEX-it në Kosovë, të mos i përgjigjen ftesave të tyre, të mos japin asnjë lloj deklarate pranë organeve të këtij misioni në asnjë rrethanë, edhe në rast se arrestohen për të ashtuquajtura krime të luftës.
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë










