Lajme
EULEX-i gati për arrestime të deputetëve tjerë!
Sipas një burimi ndërkombëtar "arrestimet e ardhshme kanë të bëjnë pikërisht me ata që janë konsideruar si "peshq të mëdhenj".
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për heqjen e imunitetit të deputetëve ka motivuar Misionin e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit-EULEX, që të fillojë edhe me arrestime të tjera.
Burime të afërta me misionet ndërkombëtare kanë theksuar se Fatmir Limaj është i pari që ka pësuar nga vendimi i Kushtetueses, ndërsa atë së shpejti do ta pasojnë edhe disa ligjvënës të tjerë, të cilët janë të dyshuar për keqpërdorime dhe krim të organizuar, shkruan Zëri.
“Deputeti Fatmir Limaj është vetëm fillimi”, ka thënë ky burim, i cili bën të ditur se arrestimet e ardhshme kanë të bëjnë pikërisht me ata që janë konsideruar si “peshq të mëdhenj”.
Ai madje ironizon me grupet parlamentare të Kuvendit të Kosovës, duke iu rekomanduar që të “mendojnë për zëvendësimin e deputetëve, sepse disa nga ta nuk do ta ushtrojnë funksionin deri në fund”.
Zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi, ka deklaruar se vetmja gjë që mund ta konfirmojë është se hetimet e nisura më parë nuk janë ndalur asnjëherë.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












