Lajme
Edhe mjekët po ikin nga Kosova
Raportohet se vetëm gjatë tre vjetëve të fundit, rreth 400 mjekë kosovarë kanë migruar në BE, për të gjetur një punë që paguhet dukshëm ma mirë
Nuk janë vetëm qytetarët e papunë që po ikin masovikisht nga Kosova për të kërkuar një jetë më të mirë në vendet e Bashkimit Evropian. Raportohet se vetëm gjatë tre vjetëve të fundit, rreth 400 mjekë kosovarë që kanë migruar në BE, për të gjet një punë që paguhet dukshëm ma mirë.
Blerim Syla, kryetar i federatës sindikale të shëndetësisë, thotë se më shumë se 400 mjekë kanë ikur gjatë vitit 2012-2014.
“Ne kemi bërë një hulumtim, dhe nga Kosova për tre vjet kanë ikur 400 mjekë, pa i llogaritur infermierët. Ne kemi organizuar një pyetësor ku prej 1 mijë studentëve që i kemi anketuar, 73 për qind e tyre kanë deklaruar se do të ikin jashtë vendit”, deklaroi Syla.
Ai tha se nuk është vetëm pagesa, ajo që po i shtynë mjekët të ikin, por është sistem jo i mirë shëndetësorë.
“Nnuk kemi planifikim të mirë të punësimit, politizimi i shëndetësisë e shumë faktorë tjerë. Ky fenomen është i pandalshëm, edhe pse njerëzit e kryejnë shkollën dhe duhet ikin. Është shumë vështirë që në moshën 45 vjeçare një mjek të ikë jashtë vendit, dhe të fillojnë të mësojnë gjuhën për tu punësuar”, ka deklaruar Syla për REL.
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si qendër referente për tërë Kosovën, janë të punësuar 613 mjekë dhe 1882 infermierë. Paga e mjekëve specialistë është rreth 600 euro në muaj, derisa infermieri për punën që kryen paguhet rreth 300 euro në muaj.
Zyrtarja për informim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Mirlinda Qyqalla, tha se ikja e mjekëve nga institucioni publik shëndetësor është fenomen që ndodhë.
“Nga Qendra Klinike Universitare në vitin 2012 kanë ikur 3 mjekë specialistë me vetëdëshirë, derisa po këtë vit edhe 11 infermierë kanë ikur nga ky institucion. Ndërkaq në vitin 2013 kanë ikur 6 mjekë specialistë dhe 15 infermierë, për të vazhduar më pastaj në vitin 2014 e deri më tani sipas statistikave tona, kanë ikur 6 mjekë specialistë dhe 8 infermierë”, deklaroi ajo.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











