Lajme
Edhe Boksi i Kosovës pranohet ndërkombëtarisht
Federatën Ndërkombëtare të Boksit gjatë kongresit të AIBA-s që po mbahet në Korenë e Jugut e pranoi Kosovën anëtare me të drejta të plota të kësaj federate
Federata e Boksit e Kosovës është pranuar me të drejta të plota në Federatën Botërore e Boksit (AIBA), duke bërë edhe një hap të madh për ndërkombëtarizimin e sportit kosovar. Ky konsiderohet rezultati më i madh sportiv pas pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) në Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON).
Bashkë me Kosovën në Federatën Ndërkombëtare të Boksit janë pranuar edhe India e Mikronezia, kurse Malta nuk është pranuar.
Vendimi është marrë në orët e para të mëngjesit të së premtes sipas kohës sonë në Korenë Jugore ku po zhvillohet kongresi i AIBA dhe ku marrin pjesë edhe kryetari i Federatës së Boksit të Kosovës (FBoxK), Ramadan Selimi bashkë me presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Besim Hasanin.
Lajmin e pranimit e Kosovës në AIBA e ka konfirmuar për KPress zëdhënësi i FBoxK-së, Latif Demolli.
“FBK është pranuar më drejta të plota në AIBA. FBoxK është federata e 195-të e AIBA-së”, ka thënë Demolli në orët e para të mëngjesit të ditës së sotëm.
Ndërkohë, edhe Ministri i Sportiti, Memli Krasniqi, ka shprehur gëzimin e tij me anë të një statusi në rrjetet sociale. “Një tjetër hap i rëndësishëm. Federata e Boksit e Kosovës është bërë anëtare e plotë e AIBA-s. Faleminderit President Wu dhe shumë fat boksierëve tanë”, ka shkruar ai.
Kosova bëhet anëtarja e 195-te e AIBA-s.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










