Lajme
E “ndërrojnë” fenë për të fituar azilin
Kosovarët që po emigrojnë ilegalisht në BE, po përdorin lloj-lloj dëshmish për t’i fituar letrat, duke ndërruar kombin e madje në shumë raste edhe fenë
Për të dhënë një “dëshmi” më bindëse, me qëllim që t’i marrin letrat në shtetet e Bashkimit Evropian, kosovarët që po emigrojnë ilegalisht, po përdorin lloj-lloj dëshmish, nga ndërrimi i fesë, ndërrimi i kombit e madje po deklarohet se i përkasin edhe komunitetit LGBT, që është një tabu temë në Kosovë.
Shumë kosovarë nëpër zyrtar e migracionit në shtetet e BE-së, kanë deklaruar se i përkasin komunitetit ashkali dhe egjiptianë, që janë më të lënë pas dore në Kosovë, ndërsa shumë prej tyre thonë se janë në “gjak” me familje X, dhe sipas kodit zakonor, po ndiqen për vrasje.
Ndërsa edhe përcaktimit si LGBT (leizbik, homoseksual, transgjinor) nuk po mundon, kurse konvertimi i fesë, nga mysliman në katolik është bërë trend.
E përditshmja “koha” sjell rrëfimin e një vajze me emrin Nora, e cila thotë se është shtrënguar të zgjedhë ndërmjet familjes dhe të dashurit. Ajo vetë është myslimane ndërsa i dashuri i saj katolik, dhe pas rënies në dashuri, u kishin lindur problemet familjare që e kishin detyruar të ikë në Gjermani.
“Unë jam rritur në një familje myslimane që beson në mënyrë absolute e dogmatike në rëndësinë e bindjes fetare”, u ka thënë Nora autoriteteve gjermane, të cilët i kërkonin të shpjegonte arsyet e largimit nga Kosova në fund të vitit të kaluar.
Nora, sië thuhej në dëshminë e saj, ishte para dilemës së madhe. Shpresonte se familja nuk do ta çonte deri në fund kërkesën për të sakrifikuar dashurinë për shkak të dallimeve fetare.
“Kam sakrifikuar shumë gjatë viteve rinore që të mos e humbja familjen dhe njëkohësisht të mbaja afër vetes njeriun që e dashuroja. Erdhi një moment kur ua thashë në sy prindërve se nuk do të ndahesha me asnjë çmim prej Liridonit. Dhe ju nuk mund ta merrni me mend reagimin e tyre”, u ka thënë ajo zyrtarëve gjerman. Dëshmia e saj e ka “vërtetuar” edhe i dashuri.
E-Diaspora
-
Gjermani
Stuttgart: Kryeministri i ri është me origjinë nga Turqia, zonja e parë një shqiptare Politikani i Gjelbër me origjinë turke, i martuar me një juriste shqiptare, shkruan histori në një... -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare -
Suedi
Arsimi dual në Kosovë, përvoja suedeze dhe fuqizimi i vajzave në shkollat profesionale -
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër -
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri










