Lajme
Dy javë afat shtesë, për tenderin e privatizimit të PTK-së
"Kjo bëhet me qëllim arritjen e një niveli më të lartë të konkurrencës, duke pasur kujdes për sigurimin e një trajtimi të barabartë"
Komisioni Qeveritar për Privatizimin e Postës dhe Telekomit të Kosovës, ka analizuar rrjedhat dhe zhvillimin e deritanishëm të procesit të privatizimit të 75 për qind të aksioneve të kësaj ndërmarrje publike.
KQP, ka konstatuar se procesi është duke vazhduar në bazë të vendimeve të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës dhe sipas dinamikës së paraparë edhe janë kryer përgatitjet e duhura për shpalljen e tenderit për privatizimin e PTK-së.
Gjithashtu KQP thuhet se ka analizuar edhe kërkesat e dy kompanive pjesëmarrëse në proces për dhënien e një periudhe shtesë kohore për të kryer përgatitjet e nevojshme për pjesëmarrje në këtë proces.
Si rezultat KQP, ka vendosur që të gjitha kompanive që kanë shprehur interesin e tyre për privatizimin e aksioneve të PTK-së, t’u jepen edhe 2 javë afat shtesë kohor për të shprehur interesimin e tyre për pjesëmarrje në tender, në përputhshmëri të plotë me kushtet e parapara në kërkesën për para-kualifikim.
“Ky vendim i KQP-së është marrë me qëllim të arritjes së një niveli më të lartë të konkurrencës në proces, duke pasur kujdes gjithnjë sigurimin e një trajtimi të barabartë dhe fer të të gjitha kompanive pjesëmarrëse në këtë proces”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik.
Në këtë rast, KQP ka siguruar qytetarët e Kosovës, se në procesin e shitjes së aksioneve të ndërmarrjes publike PTK, do të vazhdojnë të aplikohen standardet ndërkombëtare për kryerjen e proceseve të tilla, gjithnjë në pajtim me kornizën ligjore ekzistuese në Republikën e Kosovës.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











