Lajme
Duhet shumë punë deri te liberalizimi i vizave
Por, Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për të marrë udhërrëfyesin për liberalizim të vizave
Kosova ende ka shumë punë deri te liberalizimi i vizave, ka deklaruar ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.
Por sipas tij Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për të marrë udhërrëfyesin për liberalizim të vizave.
Kurse, ministrja e Integrimeve Vlora Çitaku është shpreh e bindur se pas marrjes së udhërrëfyesit, nëse punohet me të njëjtën dinamikë siç është punuar deri më tash, atëherë do të përmbushen shumë shpejt edhe kriteret për liberalizim.
Në takimin me kryetarët e komunave, kryeministri Hashim Thaçi ka kërkuar nga ata që t’i përmbushin të gjitha detyrimet që dalin nga procesi i riatdhesimit.
Kurse Kjartan Bjornson, udhëheqës i Komisionit Evropian në Kosovë, ka rikujtuar zotimin e institucioneve vendëse se riintegrimi i të riatdhesuarve është prioritet kombëtar.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












