Lajme
Driton Kuka nderohet me “Medaljen e Meritave”
Medaljen Presidenciale të Meritave, siç tha presidenti, i jepet trajnerit të xhudos Drton Kuka, për sukseset e xhudistëve të cilat kanë forcuar imazhin dhe identitetin shtetëror të Kosovës
Për kontributin e veçantë që ka dhënë në internacionalizimin e sportit kosovar, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka ndarë Driton Kukës, trajnerit të xhudos, Medaljen Presidenciale të Meritave. Kjo medalja, siç tha presidenti i jepet trajnerit Kuka, për sukseset e xhudistëve të cilat kanë forcuar imazhin dhe identitetin shtetëror të Kosovës.
“Z. Kuka ka realizuar ëndrrën e shumë nxënësve, shumë studentëve, shumë sportistëve. Edhe suksesi i jashtëzakonshëm dhe historik i Majlindës ndërlidhet drejtpërdrejtë me punën, kreativitetin, shkathtësitë dhe aftësitë e Driton Kukës”, ka thënë presidenti Thaçi.
Ai ka përmendur edhe dy momente emocionuese që ka pasur me Kukën dhe Majlindën në lojërat olimpike në Londër dhe Rio.
“Kemi pasur momente të hidhërimit në Londër, por në të njëjtën kohë kemi pasur edhe momente të gëzimit të jashtëzakonshëm në Rio, kur Kosova u bë e njohur edhe botërisht me fitoren e Medaljes së Artë. Asaj fitore, një fuqi të jashtëzakonshme i ka dhënë Driton Kuka”, u shpreh presidenti Thaçi.
Nga ana tjetër, trajneri i xhudos Driton Kuka, ka thënë se është pikërisht pjesëmarrja e përbashkët në dy lojëra olimpike, në Londër dhe në Rio, që ka krijuar një relacion edhe zyrtar, por edhe emocional me presidentin Thaçi.
“Kemi qenë të thyer pak shpirtërisht edhe unë, edhe Majlinda, por pikërisht prezenca e kryetarit Thaçi në mbrëmjen e asaj dite kur ne kemi garuar në Londër, ka qenë një motiv, një mbrëmje e ngrohtë, e cila na ka mbush atë pjesën e thyerjes shpirtërore”, ka thënë Kuka, sipas të cilit, në mënyrën më të mirë në Rio, xhudoja ia ka sjell popullit të Kosovës fitoren e artë të Majlindës.
Trajneri Driton Kuka, i cili në takim me presidentin Thaçi ishte i shoqëruar edhe nga kampionia botërore Majlinda Kelmendi, ka premtuar se do të angazhohet për nxjerrjen e rezultateve të tjera, kampionëve të rinj, duke e bërë kështu shtetin tonë edhe më të fuqishëm në disiplinën sportive të xhudos.
Presidenti Thaçi i ka njoftuar ata se do të kërkojë nga Qeveria e Kosovës që trajneri Driton Kuka, kampionia Majlinda Kelmendi dhe Kryetari i Federatës së Xhudos të pajisen me pasaporta diplomatike. “Këta janë ambasadorët më të mirë që përfaqësojnë Kosovën në gjithë botën dhe që gjithë bota edhe i njeh, edhe i pranon.
Prandaj, do t’i drejtohem qeverisë që t’i përshpejtojë procedurat në mënyrë që të kenë pasaportat e tyre diplomatike. Nuk është ndonjë privilegj, por është diçka që e meritojnë dhe që neve si shtet na nderojnë”, ka thënë presidenti Thaçi.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines albinfo.ch mund të lexohet online falas edhe gjatë fluturimeve nga Zvicra për Prishtinë dhe Shkup, duke... -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Collège de France më 12 shkurt 2026 -
Paris
Komuniteti shqiptar organizon festë për Pavarësinë e Kosovës në Paris -
Shoqata e Avokatëve Shqiptaro-Britanik shënon 10-vjetorin, rritet ndikimi i juristëve shqiptarë në Britani
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta











