Bota
Disa operatorë mobilë në Gjermani vazhdojnë sërish me Roaming
Sipas organizatave të konsumatorëve “Stiftung Varentes”, 9 nga 16 operatorë mobilë në Gjermani do të vazhdojnë të aplikojnë tarifat shtesë të Roamingut
Një pjesë e operatorëve të telefonisë mobile në Gjermani nuk do ta respektojnë legjislacionin evropian, me të cilin nga 15 qershori të gjithë abonentët e telefonisë mobile në BE do të komunikojnë pa Roaming në tërë territorin e Bashkimit Evropian.
Përkundër njoftimit të Agjencisë Federale Gjermane për rrjetet mobile që do të monitorojnë zbatimin e masës nga Komisioni Evropian, disa operatorë do të vazhdojnë të aplikojnë telefonatat me tarifa Roaming.
Sipas organizatave të konsumatorëve “Stiftung Varentes”, 9 nga 16 operatorë mobilë në Gjermani do të vazhdojnë të aplikojnë tarifat shtesë të Roamingut.
Shumica e tyre kanë nënshkruar kontratën për shfrytëzimin e shërbimeve mobile dhe internetit vetëm në territorin gjerman, që u jep atyre të drejtën për të aplikuar tarifa Roaming për thirrjet telefonike dhe internetin.
Sipas gazetës “Handelsblatt”, operatorët e mëdhenj mobilë ende nuk e dinë nëse ata do të rrisin çmimet e shërbimeve të tyre për të mbuluar dëmet nga heqja e tarifave Roaming.
E-Diaspora
-
Floriani 10 vjeçar bën selfie me Xhakën, i kushtoi babait të tij 2600 franga Floriani i vogël (10) është një tifoz i madh i Granit Xhakës: Nëntorin e kaluar, ai...
-
Detaje nga rasti kur një shtetas nga Kosova vrau pronarin e biznesit në Dyseldorf
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
Jeta në Austri
-
Austri: Përmbledhje e lajmeve të fundit të ditës së sotme Innsbruck me kryebashkiak të ri, SPÖ e qendrës së majtë zbulon planin për të financuar propozimin...
-
Gjithçka që ndryshon në Austri nga muaji maj
-
Katër liqene të bukura, tek të cilat mund të shkoni lehtësisht nga Vjena me transport publik
-
Sa vite duhet të punoni në Austri që të keni të drejtën e pensionit?
-
Austrian Airlines arrin marrëveshje pagash me punëtorët për të shmangur grevat e reja