Lajme
Dialogu ndihmon afrimin me BE-në!
Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës, me ndërmjetësimin e BE-së, do të ndihmojë të dyja vendet që të afrohen drejt integrimit në BE.
Serbia do të bëjë një hap historik, duke marrë mendimin pozitiv të Komisionit Evropian dhe rekomandimin për dhënien e statusit të vendit kandidat.
Por Kosova nuk do të bëjë asnjë hap konkret. Do të ndodhë e kundërta, sepse do të konfirmohet nga Komisioni Evropian se nuk mund të zhvillohen raportet kontraktuale mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, raporton Koha Ditore.
Komisioni, në kërkimin e “inovacioneve” në raporte me Kosovën do të propozojë një zgjerim të “komunikimit nga viti 2009”, ndonëse as ato që ishin përmendur si mundësi dy vjet më herët nuk janë realizuar, as Marrëveshja tregtare e as liberalizimi i vizave. Një zyrtar i lartë i BE-së, duke komentuar përmbajtjen që do të ketë Raporti i Progresit për këtë vit dhe strategjia e zgjerimit, ka thënë se “duhet pranuar se për shkak të 5 shteteve, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, nuk mund të kemi raporte kontraktuale dhe duhet të përqendrohemi në çështjet, të cilat nuk janë të lidhura me raportet kontraktuale”.
Ai si shembull ka përmendur “dialogun e vizave”, por edhe propozimin që Komisioni Evropian do ta bëjë që të nisë një dialog edhe në fushën e rendit dhe të ligjit me Kosovën.
Në këtë Raport Progresi dhe në strategjinë e zgjerimit do të konstatohet se “dallimet rreth statusit të Kosovës mbesin pengesë në zhvillimin e raporteve kontraktuale mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian”.
Pra, nga premtimet e dëgjuara deri më tash se “dialogu do t’i sigurojë Kosovës raporte kontraktuale me BE-në”, së paku kësaj radhe nuk do të ketë asgjë në Raportin e Progresit për vitin 2011.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










