Lajme
Demolohet një bombë 500 kilogramëshe
Deminerët e FSK-së, së bashku me ata të KFOR-it amerikan, në Harilaq afër Aeroportit kanë demoluar me sukses një bombë të përmasave të mëdha mbi 500 kilogram
Një bombë gjigante me peshë rreth 500 kilogram, është asgjësuar të dielën pasdite nga pjesëtarët e Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK) në bashkëpunim me pjesëtarët re KFOR-it amerikan në afërsi të kodrës së Goleshit, afër aeroportit të Prishtinës. Bomba ishte zbuluar rastësisht nga një punëtor që po gërmonte zhavorr.
Sipas një njoftimi lëshuar nga FSK, bomba ishte zbuluar nga Rrahman Sllamiku, punëtor i kompanisë Eko-Kos, i cili ka qenë duke marrë material guri, për shtrimin e oborit të kësaj kompanie.
“Deminerët e Kompanisë së FSK-së dhe ata të KFOR-it Amerikan, me të marrë mesazhin nga Ministria e FSK-së, (Qendra operative) për gjetjen e një bombe, në Harilaq afër Kodrës së Goleshit, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe kanë marrë të gjitha masat për mos rrezikimin e jetës së qytetarëve”, thuhet në deklaratën FSK-së.
FSK, siç thuhet, menjëherë ka përkufizuar lokacionin dhe pasi kanë bërë pastrimin e vendit dhe bombës, kanë vërtetuar se bomba ka mbetur si pasojë e luftës së fundit në Kosovë, viti 1999.
“Kjo është bomba më e madhe e gjetur deri më tani, është prodhim anglez, dhe ka këto dimensione; 1.40 metra e gjatë, 40 cm diametri dhe mbushja me mbi 113 kilogram eksploziv, ku pesha e përgjithshme e bombës, arrin në 500 kilogram”, tha major Fadil Sahiti, komandant i Kompanisë së Deminimit të FSK-së.
Sipas eksperteve të FSK-së dhe KFOR-it, amerikan, rrezikshmëria e kësaj bombe është shumë e madhe, dhe rrezja e veprimit është diku prej 2000 mijë metra.
Një ditë më parë, ekipet e deminimit të FSK-së dhe të KFOR-it Amerikan, kanë punuar vazhdimisht deri në orët e vona dhe pas analizave të përbashkëta, ata kanë marrë vendim për largimin e bombës në një vend të tjetër, për shkakt të rrezikshmërisë së saj, që mundet të ketë për banorët e këtij regjoni.
Sipas eksëpertëve të kësaj lamie, thuhet se bomba është hedhur nga ajri dhe është e tipit gjysëm bind-shpues, që duhet të kuptohet, se është për goditjen e objekteve të bunkerizuara dhe efekti është; që pas depërtimit në brendësi të objektit, ajo shpërthen.
Sipas major Sahitit, kjo është bomba më e madhe e zbuluar dhe e demoluar nga FSK-ja, kësaj here në bashkëpunim me KFOR-in Amerikan. Ai thotë se, “këtu (Harilaq) e kemi gjetur dhe demoluar edhe një bombë, të të njejtit tip, por pesha e saj ka qenë diku 400 kiligram”.
Sipas FSK-së, vetëm pas angazhimit nga KFOR-i Amerikan të një automjeti të rëndë-e të blinduar, të sjellë nga KFOR-i Austriak dhe ai Zviceran, e kanë hequr bombën nga vendi i mëparshëm dhe vendosjen e saj në një vend të thellë-(grop).
Ndryshe, si pasojë e minave dhe bombave të mbetura në Kosovë, kanë humbur jetën mbi 115 qytetarë; fëmijë, pleq, gra, etj, dhe kanë mbetur të lënduar, pa ndonjë gjymtyrë, me pasoja për tërë jetën, mbi 456 veta, më së shumti ka fëmijë.
“Në rast të eksplodimit të kësaj bombe, pasojat do të ishin katastrofale, sepse është një bombë shumë e madhe dhe rrezikshmëria e saj do të ishte, për një rreth mbi 4 km”, tha major Sahiti.
Sipas tij, ky është edhe një sukses i madh i deminerëve të FSK-së, të cilët gjatë kësaj pune, kanë hulumtuar mbi 900 mijë metra katror dhe kanë gjetur dhe asgjësuar mbi 3000 mjete të pashpërthyera, mina, bomba, kasetë bomba, eksploziv, etj.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje Zadi Balassi është udhëheqës projektesh në ndërtim të lartë dhe të ulët pranë Qytetit të Cyrihut.... -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën”
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve













