Lajme
DASH: Të zgjidhet çështja e pronave të komuniteteve fetare në Kosovë e Shqipëri
"Qeveria miratoi dhe parlamenti shqyrtoi, por nuk votoi një projektligj që do t'i lejonte grupet fetare të regjistroheshin si persona juridik"
Departamenti amerikan i Shtetit në raportin e këtij viti për gjendjen e lirisë së besimit në botë. DASH përmend problemet e ngjashme sikurse të vitit të klauar në Shqipëri dhe Kosovë. Në kapitullin për Kosovën, theksohet se kushtetuta ndalon diskriminimin fetar dhe siguron lirinë e fesë, por tërheq vërejtjen se ligji nuk lejon që grupet fetare të regjistrohen si persona juridik, duke krijuar pengesa për ta në kryerjen e punëve të tyre.
“Qeveria miratoi dhe parlamenti shqyrtoi, por nuk votoi një projektligj që do t’i lejonte grupet fetare të regjistroheshin si persona juridik. Grupet fetare janë ankuar se autoritetet nëpër komuna shpesh nuk u ofrojnë të drejta dhe përfitime të barabarta, posaçërisht kur bëhet fjalë për pronat e tyre dhe vendvarrimet”, theksohet në këtë raport. Aty përmendet se qeveria ka punuar me Bashkësinë Islame të Kosovës për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm dhe ka dënuar dëmtimet e objekteve fetare.
Në raport përmenden edhe rastet e dënimeve dhe ndjekjeve ligjore ndaj imamëve të përfshirë në veprimtari që nxisin ekstremizmin e dhunshëm, siç është dënimi me dhjetë vjet heqje lirie i imamit Zekirja Qazimi.
Ndërsa për Shqipërinë raporti vë në pah se Kushtetuta e këtij shteti garanton lirinë e besimit. DASH flet me nota pozitive për harmoninë fetare në Shqipëri dhe qëndrimin e qeverisë ndaj besimeve të ndryshme, por ai vë në dukje se është shënuar pak përparim lidhur me kthimin e pronave të institucioneve fetare.
Raporti thekson se zyrtarët e ambasadës amerikane kanë vazhdar të nxisin zgjidhjen e çështjes së pronave, kanë zgjeruar projektet për kultivimin e diversitetit fetar dhe kanë punuar me komunitetet fetare dhe organizatat joqeveritare, për të shkurajuar ekstremizmin e dhunshëm të lidhur me besimin si dhe për të nxitur tolerancën fetare.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












