Lajme
DASH: Shqipëria ka bërë progres të vogël kundër narkotikëve
Shqipëria figuron në raportin ndërkombëtar për kontrollin e narkotikëve, i cili u publikua nga Departamenti Amerikan i Shtetit
Raporti thekson se Shqipëria ka bërë progres të vogël në luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike. Raporti shkruan se qeveria në Shqipëri nuk i kushton shumë rëndësi kësaj çështjeje, për shkak të problemeve të tjera më madhore. “Konfiskimet e drogës dhe ndjekjet penale vazhdojnë të mbeten në të njëjtat nivele si të një viti më parë. Por përpjekjet për të luftuar trafikun e narkotikëve pengohen nga mungesa e burimeve, korrupsioni, dhe vullneti politik. Shqipëria është një vend tranzit për në Evropën perëndimore. Grupet e krimit përfitojnë nga pozita gjeografike strategjike e Shqipërisë, kontrolli i kufijve dhe zbatimit në mënyrë jo të barabartë të ligjit”, thuhet në raport, citonjnë mediat e Tiranës.
Më tej thuhet se në përjashtim të kanabisit, Shqipëria nuk është një prodhues i rëndësishëm i drogave të paligjshme, si dhe i sasive të mëdha të kimikateve apo drogave sintetike. “Për shkak të çështjeve të tjera shumë të ngutshme, qeveria në Shqipëri nuk është në gjendje t’i kushtojë shumë kohë apo burime abuzimit me drogën. Nuk ka të dhëna për nivelin e përdorimit të drogës në Shqipëri, por disa të dhëna flasin për një përdorim në rritje, veçanërisht në mesin e të rinjve”, vijon raporti.
“Ka disa prova që tregojnë se Shqipëria po bën një progres modest në fushën e narkotikëve. Zonat kryesore të përmirësimit janë operacionet antitrafik, zbatimi më i mirë i ligjit, kontrollet kufitare që çuan në rritje të arrestimeve dhe sekuestrimeve në nëntë muajt e parë të 2011”, thuhet gjithashtu në raportin e DASH-it.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











