Lajme
DASH: Kosova “trampolinë”, Shqipëria prodhuese e drogës
Kosova nuk është burim i drogës, por vetëm vend trampolinë për Evropë, ndërsa Shqipëria konsiderohet burim i marihunaes, konsideron Departamenti Amerikan i Shtetit
Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) konsideron se Kosova nuk është burim i rëndësishëm i narkotikëve, por vazhdon të mbetet trampolinë, prej ku nga drogat e llojeve të ndryshme kalojnë për në vendet e Evropës Perëndimore. Ndërsa sa i përket Shqipërisë, DASH konsideron se ky vend është edhe destinacion i prodhimit të marihunaes.
Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) konsideron se Kosova nuk është burim i rëndësishëm i narkotikëve, por vazhdon të mbetet trampolinë, prej ku nga drogat e llojeve të ndryshme kalojnë për në vendet e Evropës Perëndimore. Kështu thuhet në raportin vjetor mbi narkotikët publikuar nga DASH.
Në këtë Raport, që iu dorëzua Kongresit Amerikan, ofrohet një vlerësim i plotë i përpjekjeve të qeverive të huaja për të reduktuar narkotikët e ndaluar, prodhimin, trafikimin dhe përdorimin e tyre në përputhje me detyrimet ndërkombëtare sipas traktateve të OKB-së.
Në raport thuhet se Kosova zhvillon luftën kundër drogave përmes disa agjencive dhe me një strategji kombëtare dhe se në periudhën nga janari deri në shtator të vitit 2014 janë konfiskuar 672 kilogram marihuanë, 21 kilogram kokainë dhe më pak se dy kilogram heroinë, që përbën shtim të ndjeshëm të marihuanës dhe kokaninës ndërsa ka pasur rënie të heroines në krahasimi me vitin 2013, raporton RTK.
Kur është fjala tek Kosova si vend i kalimit të drogës për në vendet e Evropës, thuhet se këtë e karakterizojnë pozita e saj gjeografike dhe rrugët tradicionle pastaj moskontrollimi i pjesës veriore, varfëria dhe sistemi jo shumë efikas i menaxhmiit të kufirit.
Sa i përket Shqipërisë, DASH thotë se ky vend është vendburim i rëndësishëm i marihunaes dhe pikë nga ku transportohet kokaina dhe heroina drejt tregjeve evropiane. Megjithatë DASH e vlerëson lartë angazhimin institucional për të parandaluar prodhimin dhe trafikimin e drogës.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











