Lajme
Daçiq kërkon kompromis historik me shqiptarët, ku secila palë fiton dhe humbë diçka
Daçiq, ministër i jashtëm serb dhe aleat kryesor i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka sugjeruar kompromis historik me shqiptarët, ku secila palë do të humbë dhe fitojë diçka
Ministri serb i Punëve të Jashtme dhe ish-zëdhënësi i dikurshëm i partisë së Sllobodan Millosheviqit (SPS), Ivica Daçiq, ka dhënë një mesazh interesant për zgjidhjen e konfliktit shekullor me shqiptarët e Kosovës. Daçiq, aleat kryesor i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka sugjeruar kompromis historik me shqiptarët, ku secila palë do të humbë dhe fitojë diçka.
Kosova, duket se do të jetë njëra nga çështjet kryesore në negociatat e Serbisë për pranim në Bashkimin Evropian.
“Të gjithëve u duhet zgjidhja e përhershme e konfliktit serbo-shqiptar, e te ai mund të arrihet vetëm me marrëveshjen e serbëve dhe shqiptarëve, ku secili do të fitonte dhe humbte diçka”, shkruan Daçiq në një artikull autorial të botuar sot në të përditshmen beogradase, Veçernje Novosti, transmeton REL.
“Kjo është ideja e kompromisit historik dhe e të drejtës etnike”, shkruan Daçiq dhe shpjegon kjo është “ideja e caktimit të kufijve në atë që është serbe dhe shqiptare dhe normalizimi i raporteve tona, sigurimi i trashëgimisë ortodokse serbe me formimin e bashkësive të pavarura të manastireve sipas një modeli grek, pastaj Bashkësia e komunave serbe për serbët në jug, kompensimi financiar për pasurinë e uzurpuar shtetërore dhe private”.
Daçiq, këtë artikull e ka shkruar në periudhën kur para një kohe, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është angazhuar për një dialog të brendshëm lidhur me Kosovën.
“Ky është propozim imi, i bazuar në dëshirën që serbët të fitojnë diçka ndërsa kohë ka shumë pak”, shkruan pos tjerash, Ivica Daçiq, dhe thekson se për “betejat utopike paraprakisht të humbura ose për tezën se Kosova është e humbur për Serbinë, ka kohë sa të doni”.
Daçiq thekson se “propozimi im është i vetmi real dhe i vetmi në interes të serbëve dhe shqiptarëve dhe i vetmi që shpejtë mund të realizohet”.
Ndryshe, Ivica Daçiq është politikani me kontrovers i lidershipit në Beograd. Disa vjet më parë ai kishte propozuar ndarjen e Kosovës, duke apostrofuar Luginës së Preshevës me enklavat serbe në Kosovë. Tani ai jep një version tjetër, derisa shumë herë thotë se Kosova është pjesë e Serbisë.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











