Kuriozitete
Çmimet e naftës rriten pas rënies së Bashar al-Assad
![](https://www.albinfo.at/wp-content/uploads/2021/10/petrol-g41d3a7935_1920.jpg)
Çmimet e naftës kanë pësuar një tjetër rritje, pasi rënia e regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad ka shkaktuar një pasiguri më të madhe në Lindjen e Mesme.
Nafta në bursën e Londrës u rrit me ose 0.51%, në 71.48 dollarë për fuçi, ndërsa në bursën amerikane nafta u rrit ose 0.55%, në 67.57 dollarë për fuçi.
Rebelët sirianë njoftuan në televizionin shtetëror të dielën se kishin rrëzuar presidentin al-Assad, duke eliminuar një dinasti familjare 50-vjeçare në një ofensivë të rrufeshme që ka ngritur frikën për një valë të re destabiliteti në një rajon tashmë të kapur nga lufta.
“Zhvillimi në Siri ka shtuar një shtresë të re pasigurie politike në Lindjen e Mesme, por kjo do të ketë ndikim afatgjatë edhe në tregjet ndërkombëtare”, shprehen ekspertët.
Nga njëra anë, tensionet në Siri tashmë po shkaktojnë kaos në nivelet e çmimeve. Çdo lloj përparimi edhe në luftën Izrael-Iran mund të ushtrojë më tej presion mbi nivelet e furnizimit duke rezultuar në rritje të kostove.
Ndërkaq sipas analistëve një tjetër faktor që ka ndikuar është edhe vendimi i OPEC+ zgjati shkurtimet e prodhimit deri në fund të tremujorit të parë të vitit të ardhshëm. OPEC+, përgjegjës për rreth gjysmën e prodhimit botëror të naftës, po planifikonte të fillonte uljen e shkurtimeve nga tetori 2024, por një ngadalësim i kërkesës globale veçanërisht nga importuesi kryesor i naftës së papërpunuar dhe rritja e prodhimit në vende të tjera e kanë detyruar atë të shtyjë planin disa herë.
E-Diaspora
-
Kurti thërret mërgimtarët të vijnë në Kosovë për “kafen e fitores” më 9 shkurt "Ejani të pimë së bashku një kafe për fitoren dhe të festojmë gjithë natën e 9...
-
Përmbyllen aktivitetet e Shtëpisë së Kosovës në Davos të Zvicrës
-
Hilmi Gashi zgjidhet kryetar i asamblesë së komunës Muri-Gümligen
-
Ramadush Emini: Lidhjen e Kosovës me mërgatën ta bëjmë prioritet kombëtar
-
Markus Schreiber: Kam vendosur të mësoj shqip
Jeta në Austri
-
Pse mund të keni vështirësi në gjetjen e vezëve në Austri tani Mungesa e vezëve në supermarketet austriake po i lë blerësit me më pak zgjedhje. Ja çfarë...
-
Austrian Airlines dominon Aeroportin e Vjenës, zgjerohet buxheti i linjave ajrore
-
Anulohet fluturimi Vjenë-Prishtinë i Austrian Airlines, udhëtarët mbesin në aeroport
-
Të Gjelbrit e Austrisë kërkojnë ndalimin e hyrjes për Elon Musk për përshëndetjen e dyshuar naziste
-
Fluturimet e reja drejt dhe nga Austria në 2025