Lajme
Berna shpërndan 600 kuponë nga 400 franga për kurse të gjuhës gjermane
Qyteti i Bernës ka hapur aplikimet për programin “DeutschBon”, përmes të cilit banorët që e kanë gjermanishten gjuhë të huaj mund të përfitojnë kuponë me vlerë prej 400 frangash për ndjekjen e kurseve të gjuhës. Aplikimi është i hapur deri më 18 tetor 2026.
Në kuadër të programit “DeutschBon”, Qyteti i Bernës do të ndajë gjithsej 600 kuponë për banorët e qytetit, ndërsa 100 kuponë të tjerë janë paraparë për personat që jetojnë në komunën Ostermundigen.
Secili kupon ka vlerën prej 400 frangash dhe mund të përdoret për kurse të gjuhës gjermane në 13 shkolla të gjuhëve në Bernë.
Kush mund të aplikojë?
Për të përfituar nga programi duhet të plotësohen disa kushte. Aplikuesit duhet të jenë të moshës 18 vjeç ose më të vjetër, ta kenë gjermanishten si gjuhë të huaj dhe të jenë të regjistruar si banorë të qytetit të Bernës ose të komunës Ostermundigen.
Aplikimet për “DeutschBon” janë hapur dhe mund të dorëzohen deri më 18 tetor 2026.
Programi synon t’ua lehtësojë banorëve me prejardhje të huaj mësimin dhe përmirësimin e gjuhës gjermane, duke mbuluar një pjesë të kostos së kursit.
Pjesëmarrës të mëparshëm të “DeutschBon” kanë treguar gjithashtu përmes videove në gjuhët e tyre se përse e rekomandojnë këtë ofertë.
Më shumë informacione rreth programit do të prezantohen edhe në aktivitetin e rrjetëzimit “Bern bietet”, i cili mbahet më 8 shtator 2026.
Programi realizohet nga Qyteti i Bernës, përkatësisht Zyra për Çështje të Migracionit dhe Racizmit (Fachstelle für Migrations- und Rassismusfragen).
E-Diaspora
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh
Jeta në Austri
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së












