Lajme
Mbi gjysmë milioni mbiemra: Müller, më i përhapur në Zvicër
Müller vazhdon të jetë mbiemri më i përhapur në Zvicër. Por të dhënat e fundit tregojnë edhe dallime të mëdha mes rajoneve: në Zvicrën frëngjishtfolëse dominojnë mbiemrat me origjinë portugeze, ndërsa në disa fshatra një mbiemër i vetëm mbahet nga një pjesë e konsiderueshme e popullsisë, përcjell albinfo.ch.
Müller ishte edhe gjatë vitit 2025 mbiemri më i zakonshëm në mesin e popullsisë së përhershme të Zvicrës. Gjithsej 52.674 persona mbajnë këtë mbiemër, që përbëjnë rreth 0,6 për qind të popullsisë së vendit.
Në vendin e dytë renditet mbiemri Meier, me 32.284 persona, ndërsa i treti është Schmid, me 30.134 persona.
Megjithatë, shumëllojshmëria e mbiemrave në Zvicër është jashtëzakonisht e madhe. Në gjithë vendin numërohen mbi gjysmë milioni mbiemra të ndryshëm, ku variantet e ndryshme të shkrimit llogariten veçmas. Rreth 180.000 mbiemra paraqiten të paktën tri herë në njërën prej komunave zvicerane.
Në Zvicrën frëngjishtfolëse dominojnë mbiemrat portugezë
Dallime të konsiderueshme vërehen ndërmjet rajoneve gjuhësore.
Në Zvicrën gjermanishtfolëse, Müller është bindshëm mbiemri më i zakonshëm, me 48.697 persona.
Në Zvicrën frëngjishtfolëse, ndërkaq, vendin e parë e mban da Silva, me 10.390 persona. Në pjesën italiane të Zvicrës më i përhapuri është Bernasconi, me 2.196 persona, ndërsa në rajonin retoroman kryeson Derungs, me 229 persona.
Veçanërisht interesante është situata në Zvicrën frëngjishtfolëse. Në mesin e 20 mbiemrave më të zakonshëm, shumica kanë origjinë portugeze. Ndër mbiemrat tradicionalisht të përhapur në Zvicër në këtë renditje gjenden Favre, Martin dhe Müller.
Sipas Watson, në nivel kombëtar, da Silva mbahet nga 17.447 persona dhe është mbiemri më i përhapur me origjinë të huaj në Zvicër. Në renditjen e përgjithshme ai zë vendin e tetë.
Një fshat ku pothuajse 80 për qind kanë të njëjtin mbiemër
Të dhënat sipas komunave nxjerrin në pah edhe raste të pazakonta.
Në komunën e vogël Rebévelier, në Jura bernese, mbiemri Amstutz është jashtëzakonisht dominues. Nga 29 banorë, 23 mbajnë këtë mbiemër, ose rreth 79,3 për qind e popullsisë.
Pas Rebévelierit renditet Riemenstalden në kantonin Schwyz, ku 37,5 për qind e banorëve mbajnë mbiemrin Betschart.
Në Simplon të Valaisit, 36,2 për qind e popullsisë mbajnë mbiemrin Arnold, ndërsa në Staldenried mbiemri Abgottspon përfaqëson 30,8 për qind të banorëve.
Në Ferden, 29 për qind e popullsisë mbajnë mbiemrin Werlen.
Në anën tjetër, një prej komunave me larminë më të madhe të mbiemrave është Chêne-Bougeries, në kantonin e Gjenevës. Komuna ka afro 15.000 banorë, por mbiemri më i zakonshëm, Martin, mbahet vetëm nga 33 persona – rreth 0,22 për qind e popullsisë.
Të dhënat tregojnë se, pavarësisht mbiemrave klasikë si Müller, Meier dhe Schmid në krye të renditjes kombëtare, përbërja e popullsisë dhe historia lokale kanë krijuar dallime të mëdha nga një rajon dhe komunë e Zvicrës në tjetrën. /albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc Bujanoci do të jetë nikoqir i Konferencës IV “Ekonomia shpëton Luginën”... -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova -
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim













