Lajme
Çitaku thyen akullin, shkon në Beograd
Ministrja Vlora Çitaku ka udhëtuar për në Beograd për të marrë pjesë në një forum ballkanik. Ajo është përfaqësuesja e parë kosovare që viziton Beogradin gjatë 14 viteve të shkuara
Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku ka udhëtuar për në Beograd ku do të merr pjesë në seminarin “Integrimi në Bashkimin Evropian dhe procesi i normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë të organizuar nga “Forumi për Marrëdhënie Etnike” në Beograd.
Ministrja Çitaku do të jetë përfaqësuesja e parë e nivelit ministror që viziton Beogradin, prej që Kosova është ndarë nga Serbia më 1 qershor 1999, kur edhe ka përfunduar lufta ndërmjet dy vendeve.
“Vizita është bërë e mundur me ndërmjetësimin e zyrave të Bashkimit Evropian në Prishtinë dhe Beograd”, thuhet në një njoftim lëshuar nga Qeveria e Kosovës.
Në kuadër të vizitës, ministrja Çitaku do të ketë edhe takime të tjera me korin diplomatik të akredituar në Beograd.
Para Çitakut kanë bërë përpjekje për të udhëtuar drejt Serbisë edhe dy ministra të qeverisë Thaçi, ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila. Këta dy të fundit e kishin pas destinacion Luginën e Preshevës, por ishin kthyer mbrapa nga autoritetet kufitare serbe.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












