Lajme
Cila është arsyeja e vërtetë pse Elon Musk bleu Twitter?
Menjëherë pas blerjes së plotë të platformës sociale, Elon Musk, bëri disa sondazhe që janë tipike të tij, por ato tregojnë shumë për planet e tij për të ardhmen e Twitter.
Një nga sondazhet e tij kishte të bënte me rikthimin e llogarive të bllokuara të personazheve si ish-presidenti amerikan Donald Trump apo këngëtari amerikan Kanye West, të njohur për statuset e tyre kontroverse të cilat u bënë arsyeje edhe për bllokimin e llogarive të tyre të mëparshme.
Tashmë, të dy llogaritë e këtyre personazheve janë rikthyer në Twitter. Në një intervistë të fundit të Musk, njeriu më i pasur në botë e përforcojë edhe më tej idenë se amendamenti i parë i Kushtetutës amerikane, që mbron lirinë e shprehjes dhe fjalën e lirë është themelor dhe nuk mund të preket, të paktën jo nga një kompani që mban emrin e tij.
Kjo i ka shtyrë shumë votues të majtë të largohen nga Twitter, duke e asociuar Musk me një figurë të djathtë, konservatore por kthimi i Twitter në një platformë që lufton për lirinë e shprehjes, nuk duket se është qëllimi i vetëm pse Musk e bleu këtë rrjet social gjigand.
‘Rikthimi i Vine’
Javën e parë që Elon Musk hyri zyrtarisht në platformën e tij të sapopërfituar, ai pyeti ndjekësit e tij nëse ai duhet të “rikthente Vine?”.
Gati gjysmë milioni vota më vonë, shumica e përdoruesve votuan “po” (gati 80%).
Por çfarë është Vine?
Kthejeni mendjen në fillim të viteve 2010. Mendoni TikTok në ditët e para të tij. Diku në mes, do të gjeni formatin për Vine.
E zhvilluar në mënyrë të pavarur, por e blerë dhe e lançuar nga Twitter në vitin 2013, para se të lindte një pjesë e mirë e gjeneratës së TikTok, Vine ishte një platformë me video në formë të shkurtër që priste klipe gjashtë sekondash në xhirim.
Pavarësisht akumulimit të 200 milionë përdoruesve në jetën e tij relativisht të shkurtër, aplikacioni u hoq nga platforma mëmë në vitin 2016.
Ndërsa një arsye për mbylljen e papritur të Vine nuk u dha kurrë, në të njëjtën ditë kur u njoftua akordimi, Twitter shkurtoi 9 për qind të stafit të tij.
Tani, vetëm disa ditë pasi pushoi të gjithë bordin e Twitter, duket se Musk është i etur për një ringjallje të Vine.
Pse Elon Musk dëshiron të rikthejë Vine?
Megjithëse asgjë nuk është konfirmuar ende nga vetë Musk, përgjigja duket mjaft e qartë. Ai ndjek një trend të vazhdueshëm që kemi parë nëpër platformat “origjinale” të mediave sociale. E thënë thjesht, ata të gjithë po përpiqen të përsërisin algoritmin TikTok.
Kur Instagram eksperimentoi me prioritizimin e përmbajtjes së videove mbi fotot në korrik, ndryshimet shkaktuan një reagim masiv që e çoi shpejt platformën të heqë testet. Por kur YouTube e bëri këtë, duke prezantuar formatin e videove të shkurtra apo shorts, ato patën një sukses të paprecendentë. Edhe Facebook duket se është nisur në të njëjtin drejtim duke i ofruar përdoruesve një eksperiencë gjithnjë e më të ngjashme me TikTok.
Ndaj duket e qartë që përvec një platforme ku përdoruesit mund të jenë më të lirë me atë që zgjedhin të ndajnë me të tjerët, Musk po kërkon ta bëjë Twitter një konkurrent të fortë në peizazhin e gjerë të gjigandëve të rrjeteve sociale.
Do të shihet në vazhdim nëse ai do të arrijë të bëjë këtë përpara se i gjithë stafi i Twitter të jetë larguar përfundimisht.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë










