Lajme
CEO i Netflix shpjegon pse kompania ndaloi mundësinë e ndarjes së fjalëkalimit te disa përdorues

Ted Sarandos, CEO i Netflix, në një intervistë të dhënë së fundmi ka shpjeguar pse platforma që ai zotëron kufizoi ndarjen e fjalëkalimeve për llogaritë në këtë platformë.
Në një fragment nga intervista e Ted, e publikuar në TikTok, ai përmend disa çështje kur u pyet pse vendosën të prezantojnë këto masa të reja.
“Njëra ishte të ardhurat, por pjesa tjetër ishte personalizimi”, tha Sarandos gjatë një paraqitje në The David Rubenstein Show.
“Ne nuk mund të bënim sugjerimet e duhura kur pesë ose gjashtë njerëz të ndryshëm kishin të njëjtin kod. Pra, për ne, ishte me të vërtetë një mënyrë e shkëlqyer për të përmirësuar teknologjinë e personalizimit”, thotë ai.
Konkretisht, që nga shkurti 2023 shërbimi i abonimit përditësoi të platformën, duke zbuluar se synonin të ndalonin fenomenin e ndarjes së kodit. Disa muaj më vonë, Netflix u kërkoi përdoruesve të lidheshin nga Wi-Fi i shtëpisë së përdoruesit që paguante, përndryshe, qasja në shërbim do të ndërpritet.
Në maj të të njëjtit vit Netflix njoftoi se do të zgjeronte kufizimet për ndarjen e fjalëkalimeve në SHBA.
“Llogaria juaj Netflix është për ju dhe njerëzit që jetojnë në shtëpinë tuaj”, tha Netflix në një email drejtuar klientëve të saj amerikanë. “Për të ndarë Netflix me dikë jashtë familjes suaj, mund të krijoni një profil në një abonim të ri për të cilin po paguan dikush tjetër, ose mund të blini një abonim për një anëtar shtesë për 7,99 dollarë në muaj”, shkruhej gjithashtu në mesazhin e Netflix-it.
E-Diaspora
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut Bordi Ekzekutiv i FDP-së, Qyteti i Cyrihut propozon kryetarin e kësaj partie për Cyrihun, Përparim Avdilin...
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
-
Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë
-
Angli: Vrau 27 vjeçarin shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor