Lajme
Buhler takon krerët e feve
Gjenerali e vlerësoi takimin si historik dhe si rrugë drejt së ardhmes në të cilën të gjitha dallimet etnike dhe fetare do të tejkalohen
Udhëheqësit e tri bashkësive më të mëdha fetare në Kosovë, Myftiu Naim Tërnava nga komuniteti mysliman, Peshkopi i Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije nga kisha ortodokse serbe si dhe Peshkopi Dodë Gjergji nga kisha katolike, janë takuar me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Erhard Buhler.
Ata kanë biseduar për ruajtjen dhe përmirësimin e vlerave fetare, respektin e ndërsjellë të bashkësive fetare dhe kulturën e tolerancës dhe paqes.
Buhler ka shprehur kënaqësinë e tij për bisedimet të cilat pasqyrojnë frymën e pajtimit në shoqërinë e Kosovës.
Ndonëse joformal, gjenerali e vlerësoi takimin si historik dhe si rrugë drejt së ardhmes në të cilën të gjitha dallimet etnike dhe fetare do të tejkalohen.
Buhler shprehu besimin se edhe bisedimet e mëtejshme do të mund të aranzhohen. Kurse ofroi ndihmën e tij për ngjarje të tilla të rëndësishme të cilat janë në interes të KFOR-it dhe misionit të tij për paqe.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











