Lajme
Britania e Madhe vazhdon ta përkrah Kosovën
Ministri i Financave, Bedri Hamza, priti Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ian Cliff, me të cilin biseduan për bashkëpunimin e ardhshëm ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Britanisë së Madhe. Ministri Hamza duke falënderuar Ambasadorin britanez për vizitën dhe bashkëpunimin, ai shfrytëzoj rastin për ta falënderuar popullin dhe shtetin britanez për kontributin dhe përkrahjen e vazhdueshëm që i ka dhënë Republikës së Kosovës, e në veçanti Ministrisë së Financave në zhvillimin ekonomik dhe financiar të shtetit.
Ai më tej e njoftoi ambasadorin për objektivat dhe aktivitetet e ministrisë, sidomos me progresin e në hartimin e buxhetit të Kosovës si dhe trendët pozitive të rritjes së të hyrave. Ndërsa, Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ian Cliff, shprehi gatishmërinë e Britanisë së Madhe për të vazhduar përkrahjen e zhvillimit ekonomik të Kosovës.
Me qëllim të lehtësimit së investimeve private, në këtë takim u diskutua edhe rreth përmbylljes së ‘Marrëveshjes për eliminimin e tatimeve të dyfishta dhe mënjanimin e evazionit fiskal’ në një të ardhme të afërt. Kjo marrëveshje do të jetë një mjet juridik i fortë dhe i sigurt për të gjithë investuesit e Britanisë së Madhe që investojnë në Kosovë dhe anasjelltas.
E-Diaspora
-
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për kultivim kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











