Bota
Britania duhet të ikë më shpejt nga BE-ja
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, tha se në interes të të gjithë në Mbretërinë e Bashkuar është që sa më shpejt të jetë e mundur për të filluar negociatat për braktisjen e Bashkimit Evropian.
„Topi është në oborrin e Britanisë së Madhe dhe duhet të fillojnë negociatat. Në interesin më të mirë për të gjithë është fillimi sa më i shpejtë i mundur i negociatave. Qëllimi ynë është për të krijuar lidhje më të ngushta midis BE-së dhe Britanisë së Madhe“, ka shkruar Tusk në Twitter.
Kjo vjen pak para takimit të parë me kryeministren britanike, Theresa May, në Londër.
Tusk kohët e fundit tha se Britania nuk do të ketë bisedime përpara se Londra të fillojë “procesin e divorcit”, duke thënë se ai synon për të mbrojtur interesat e shteteve anëtare të BE-së.
Tusk theksoi se liderët e 27 vendeve anëtare më 16 shtator do të takohen pa Britaninë në Sllovaki, ku duhet të përqëndrohen në çështjet e sigurisë në një kohë kur ka probleme të tjera, të tilla si kriza e emigrantëve, tha ai.
E-Diaspora
-
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” Më 19 shtator 2026, në Bibliotekën Pestalozzi Hardau në Cyrih, do të mbahet përurimi i librit... -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj -
Gjermani
Dy motra nga Kosova, një histori suksesi ndërkombëtar në fushën e inxhinierisë në Gjermani -
Adrian Simnica përfaqëson rininë shqiptare në Parlamentin Evropian
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci













