Lajme
Brenda muajit, Fondi 16 milionësh për veriun
Marrëveshja për të themeluar një fond për komunat e veriut është arritur në Bruksel, në janar të këtij viti. Fondi do t’i ketë 16 milionë €, ndërsa do të menaxhohet nga BE
Fondi për komunat veriore të Kosovës do të themelohet brenda këtij muaji, ndërsa në “portofol”, fillimisht do t’i ketë rreth 16 milionë euro. Këto mjete do të mblidhen nga taksat kufitare në veri, ndërsa do të shpenzohen për komunën e Zveçanit, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe për komunën veriore të Mitrovicës.
Këtë fond, fillimisht do ta menaxhojnë përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, ndërsa pas themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe, fondi në menaxhim besohet se do t’iu bartet strukturave të reja administrative.
Marrëveshja për të themeluar një fond për komunat e veriut është arritur në Bruksel, në janar të këtij viti, gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi, të udhëhequr nga dy kryeministrat, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.
“Ndonëse në bisedimet e fundit mes palëve, Prishtinë – Beograd, të dyja palët kanë kërkuar që të kenë kompetenca në menaxhimin e këtij fondi. Por, për detaje dhe këto kërkesa do të bisedohet edhe ditët në vijim”, citon e përditshmja “Zëri” një burim ndërkombëtar.
I njëjti burim po ashtu ka konfirmuar se fondi prej 16 milionë eurosh, fillimisht do të menaxhohet nga Brukseli.
Mirëpo siç thuhet në raport, pala serbe është duke insistuar maksimalisht, që fondi për veriun të jetë i menaxhuar nga ky asociacioni i Komunave Serbe. Mirëpo shoqëria civile në Kosovës ka shpreh shqetësim që fondi të menaxhohet nga strukturat komunale serbe në veri.
Analisti, Behxhet Shala, është më se i sigurt se nga fillimi plani serb dhe i pranuar nga Brukseli ka qenë që të krijohet ky fond dhe të udhëhiqet nga ky asociacion.
“Kjo është kompetenca që e kalon planin e Ahtisaarit, dhe janë shenjat e dukshme të autonomisë që pritet të kenë këto komuna serbe në veri. Përmes pavarësisë financiare krijohet një etnitet i pavarur në veri, i pavarur nga Prishtina dhe nga Brukseli”, tha Shala.
Është kjo temë që zyrtarët e Qeverisë së Kosovës me këmbëngulje e kanë mohuar, sa herë që është përfolur, sipas të cilëve asociacioni në veri nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.
“Tani jemi në fazën e krijimit të një grupi menaxhues, i cili do të angazhohet për përgatitjen e procesit, në mënyrë që pas përfundimit të zgjedhjeve lokale në Kosovë, të niset me themelimin e asociacionit”, ka thënë zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, e cila po kryeson takimet për Planin e Marrëveshjes .
Ajo po ashtu ka bërë me dije, se në takimet e fundit në Bruksel që kanë zgjatur tri ditë nga 5-7 qershor, palët kanë përcaktuar datat, që më 1 shtator të mbyllen gjykatat paralele serbe në veri, ndërsa më 30 shtator të shuhen strukturat paralele të policisë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












